Kur të vura kurorë-Nga Shefik Sadiku

KUR TË VURA KURORË

Nën pemën pa kreshka

rri e të pres

me peng në zemër

nuk dua të vdes.

Panoramat zbukurohen

kur unë jam me ty

eja ti e dashur

në zemër më ke hy.

Të dehur nga mërzia

edhe gishtat kafshojnë

ne dy të dashuruar

jetën të vazhdojmë.

Të ledhatoj unë ty

me fjalë dhe me dorë

ti u gëzove shumë

kur të vura kurorë.

Nga Shefik Sadiku