Bruna Gjoni Pervathi

Kur t’pashë
Kur ta niva zanin m’u thërrmue njai mal që m’kish zanë sytë,
M’shkriu bora n’krejt trupin ..e n’varkën teme t’andrrês m’u ulën duert e tueja
M’u çil zambaku për s’pari….. (ani pse asht vjeshtë)
Mu ndez n’gaca t’dhemtës njai zjarm që m’kish ba hí
Kur t’pashë.. eh! kur t’pashë, nuk isha tu’i besue muejve t’ikun
Me gjethen teme t’thame t’prekja frymën..
Degë e m’degë varesha tu i përkundë hurmat e pjekuna
Me t’i prue njat buzve ..me i hangër krejtë
Kur t’pashë m’u drithnue edhe pika e fundit e gjakut
U bana xixëlloj,,,
U bana flutur…
‘’N’bjeshkët e mia t’namuna ’’ u lulezue moti…
Prroi nisi kangën mes lumnajave ..me na lumnue, Na…