Kur rrëzohen diktaturat !Tomi Buzi

Tomi Buzi

Kur rrëzohen diktaturat !
Kur bjenë diktaturat bashkë me lot fëmijësh ,
Toka shkund lëngimin me fllade e gjelbërime,
Shpirti mbushet plot me klithma kërthinjës..
Që lusin rreze drite, të çelin qiellit ,
agime !
Zëri dridhet nën gulçima të mbytura, kraharorit,
Zemra kërkon të shpërthej vetëtima
mbi mizori,
Drejtësia vesh ngjyrat e ç’do flamuri
kombesh..
E bashkë me ta, vrapon të mbjell paqe,
drit, liri !
Kur bjen diktatorët, toka vallzon avuj
shtatzanie,
Oksigjeni mbush mushkrin e kombit,
me jet ,
Flladet përhapin polenin në jetën e
ç’do fëmije..
Buzëqeshja mbjell shpresën , mbi
planet !