Lahuta në Filatelin Shqiptare-Nga: Hysen S.Dizdari   

Studjues i Filatelisë

Posta shqiptare në vitin 1978  dhe  2011  ka emetuer nga  një emision të posaçëm me pulla postare kushtuar veglave muzikore ku përfshihet lahuta shqiptare.

Emisioni i parë:

Emetuar me 20 janar 1978 .Pulla me vlerë 25 lekë e këtij  emisioni paraqet lahuten origjinale shqiptare, me kokën e dhisë.

Emisioni i dytë:

Emetuar me 31 mars 2011 .Pulla me vlerë 120 lekë e këtij  emisioni paraqet lahuten shqiptare, të Malsisë Madhe mbi Shkodër me kokën e dhisë.

Dy muzikologët  e shquar  shqiptar ,Prof. Ramdan Sokoli dhe Prof. Dr.Pirro Miso në vepren e tyre me titullë: “ Veglat muzikore të  popullit shqiptar” botim, Tiranë ,1991 , sjell  fakte historike të pa diskutueshme , të cilat vertetojnë tërsisht se lahuta është një nga veglat muzikore më të lashta iliro-arbrore-shqiptare të popullit shqiptarë.

Prof.Ramdan Sokoli e Prof.Dr.Pirro Miso  në  faqe,-219 theksojnë :

 “Dëshmin më  të  vjetër të  shkruar për këtë  fjalë  në  shqipe e kemi të  Pjetër Bogdanit në  veprën Cuneus Prophetarum (shkalla-IV-ligjërata 1, kapitulli I- i cili thekson :

 “…Ata që  kënduekshin ndë  mjedis e vashëzave e rasa të  laudeve “ Duket se në  gjuhën  tonë  do të  këtë  hyrë  para ardhjes së  osmanve në  Shqipëri me që   e kanë edhe arbreshët e Kalabrisë .(Lavud) Ky fakt rrëzon mendimin e albanologut F.Napça sipas të  cilit kjo vegël na paska ardhur nga Lindja pas pushtimit osman.

Përveç këtij fakti kemi dhe kronologjinë  e emrit në  gjuhë të  tjera te Europës.”

Në faqen- 217 të këtij libri theksohet:

 “Përsa i përket përhapjes gjeografike të  kësaj vegle në  vendin tonë ,mund të  thuhet se përkon me përhapjen e këngve kreshnike duke filluar nga Kruja, dhe Ana e Malit në  veriprendim pastaj Malesia e Madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rrënzat e  Shkodres , Dukagjini, Postrripa , Shllaku, Nikaj Merturi, Malsia e Gjakovës ,Krasniqja, Gashi, Berisha,Bytyçi, Kosova, ku cikli vazhdon të  bëjë  jeten e vet.”

Këngët e Eposit të Kreshnikëve këndohen nga lahutarët, të cilët janë rapsodë që dallohen për zërin e tyre tërheqës, për mjeshtërinë e të rënit të lahutës dhe për teknikën e mbajtjes mend të vargjeve.

Koka e lahutë  në krahinën e Nikaj-Merturi, në Malsia e Gjakovës , Krasniqja, Gashi, Berisha, Bytyçi, e në Kosovë, gdhendet në dru panje në forme të kokës së dhisë. Ka edhe lahuta që kanë në kokë të gdhendur përkrenaren e Skënderbeut, Shqiponjën  dy krenare dhe simbole të tjera ilire-arbërorë-shqiptare.

Me lahutë shqiptari ka kënduar eposi i kreshnikeve që  i përket epikës legjendare po edhe këngët epike historike.

Koka e dhisë e grdhendur me mjeshtëri në Lahuten Shqiptare, sot është e vertetuar  botërisht , nga shkencat e historisë, arkeologjisë, gjuhësisë se është  një nga symbolet e lashta Iliro-Arbërore-Shqiptare.

Ky  Simbol është përdorur që nga koha e Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit , por është dhe simbloli i përkrenares së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kasrtrioti-Skënderbeut.

Kush goxon ta prek LAHUTEN SHQIPTARE, ka cënuar themelet e kulturës, të historinë dhe të memorien Kombëtare të Kombit Shqiptarë.

Biblografia:

  • Prof.Ramadan Sokoli ,Prof.Dr.Pirro Miso

“Veglat muzikore të  popullit shqiptar”, Tiranë ,1991 f-216-220

  • Vallet dhe muzika e të parëve tanë“, Tiranë, 1971;
  • Prof.Ramadan Sokoli
  • Folklori muzikor shqiptar-organografia“, Tirane,1991;
  • Figura e Skënderbeut në muzikë“, Tiranë, 1978;
  • Gjurmime folklorike“, Tiranë, 1982;
  • Këngë patriotike“, Tiranë, 1985;
  • Veglat muzikore të popullit shqiptar“, me bashkautor, Tiranë, 1991;
  • 16 shekuj“, Tiranë, 1995;
  • Prof.Dr.Pirro Miso
  • “Metodë për llautë”, botim mёsimor, botuar nga “Shtepia Qёndrore e Krijimtarisë Popullore”, Tiranë,1965.
  • “Muzike Popullore instrumentale”, antogji. Botim i Akademise se shkencave, Instituti i Kulturës Popullore, sektori i Etnomuzikologjise. Tiranë, 1990
  • “Veglat Muzikore te Popullit Shqiptar”, vëllim integral ( Me bashkautor R.Sokolin). Botim i Akademisë së Shkencave. Tiranë, 1991,f-217,219
  • “Instrumentet kordofone të kulturës popullore shqiptare”, me bashkautor Prof. Achille Pellerano, katalog analitik, deskriptiv dhe ilustrativ, botim i realizuar në dy gjuhë, shqip dhe Italisht, ( “Gli strumenti cordofoni cordofoni della cultura popolare albanese”). Financuar në kuadrin projektit “REVALE” (Recupero e Valorizzazione di sculture del lignee), projekt i hartuar në bashkëpunim me Prof. Achille Pellerano, Bari, Itali, 2008