Lefteris Papadhopoulos -Pse pi, çfarë të kam bërë…Shqipëroi: LEFTER Shomo

L E F T E R S H O M O

LEFTERIS PAPADHOPOULOS -PSE PI, ÇFARË TË KAM BËRË..

(TΙ ΣΟΥ’ ΚΑΝΑ ΚΑΙ ΠΕΙΝΕΙΣ)

Pse pi, çfarë të kam bërë, cigaret mbi cigare

Mbi dysheme si gozhdë mban ngulur ata sy

Më thua, pse s’ më le me puthje të heq fare

Nga sytë e tu të turbullt të zezën vranjtësi.

Dhe dhimbjet që të therrin, dhimbje dyfish për mua

Pikojnë zemrës time lotët e tu kur qan

Gjithë qënia, ah , ta dije, se sa m’ është coptuar

Q’ asnjë fjalë s’ më thua edhe qëndron aq larg.

O e pazëshmja gojë , o hëna ime e mekur

Mallkuar qoftë ora edhe ky çast i zi

Falur t’ i kam të gjitha, t’ i jap e mbes i vdekur

Që fare mos të t’ cekin lëngatat përsëri .

Shqipëroi: LEFTER Shomo K/28l.p.g.