Llukas Darallas Mali ( Το Βουνό)-Shqipëroi: Lefter Shomo

LEFTER SHOMO

LLUKAS DARALLAS MALI ( ΤΟ ΒΟΥΝΌ)

Do ngjitem e do t’ ia marr këngës

Atje në më të lartin mal

Tej shkretëtira të dëgjojë

Prej penës dhimbja të gjëmojë.

Dhe miqësi do lidh me malin

Do zë me pishat shoqëri

Sa herë kam dhimbje e ngashërim

Malin do ndjej që psherëtin.

Aty, sipër në mal do mbetem

Dhe shumë larg prej njerëzisë

Do vuaj,i vetëm do lotoj

Malin do kem të më dëgjojë.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/673.ll.d.α