Lotin tim,tek ti degdisur-Vangjel Pellumbi 

Vangjel Pellumbi 

Lotin tim,tek ti degdisur

Këtë natë s’më ze gjumi,

Kafazi i gjoksit errësirë.

Kujtimin më zgjon nga krevati,

E më zgjoi një dëshirë.

Filloj zemra të më rrahë.

Me pasion ndezur zjarre.

K’saj nate,gjoksin shponte .

E m’u bë si gur,si më parë.

Një mesazh zbres ngadalë,

Që i ndal hapat unë,pengon hapat e tua.

Rrija heshtur,s’thosha fjalë

Po pa rreshtur, thosha; të dua!

Këtë mbrëmje,kjo dëshirë,

Gjumin mbante arratisur.

Ëndrrat vrisnin pa mëshirë.

Lotin tim,tek ti degdisur.

Me lotin tim ,tek ti degdisur.

Këtë nata,të fundit vjeshte.

Dhe te shtrati jot,i përsosur.

Erdhën ëndrra,ndjenjë joshëse.

V Pëllumbi.autori.

01/12/2025. Artë.Greqi