“Vit për vit”-Dritan Mardodaj 

Dritan Mardodaj 

“Vit për vit”

Vit për vit more milet
Po i njëjti muhabet
Del filoni medemek
Që s’don as veten e vet.

Me probleme identitare
Këta bundra hileqare
Shajnë figura kombëtare
Për me mbush konton bankare.

N’banaqe televizive
Me mesazhe agresive
Me tespije burri huj
Duke futur kacabuj.

Tha biçimsi te çyryksi

Kena qen perandori
Neve n’kohn e osmanit

Duke i hedh vrerë vatanit
Duke i shtu zjarr tiganit.

Shko mër neo otoman
Shko e nisu o mjeran
Në Misir bëhu nizam
Mër gjakprishur sharlatan.

Ka dhe neo bizantin
Që shëtisin me makinë
Edhe bëjnë selfie në Kinë
Se nga janë as vetë s’e dinë.

Dhe kur kthehen këta qafirë
Në Tiranë bëjnë panair
Provojnë librat e vet
Këta tipa medemek.

Edhe media faqenzirë
I bën promovim të mirë
Sikur s’ka shkrimtarë të tjerë
Më të mirë se k’ta besëprerë.

Vit për vit pra në Tiranë
Shtohen pseudo historianë
U shtua edhe një pllum
Që u dukte goxha çun.

Rrezikohet vetë vatani
Nga këta pjella mjerani
Hapi veshet po t’them mirë
Mos i ndiq këta faqenzirë.

Tashmë është edhe besëpremë
Kush i ndjek këta verremë
Është rëndë situata
Me tradhëtarë edhe non grata.