Magjia e shpirtit-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela

 
Jo rrallë kërkoj t'i ndaj gjërat më dysh;
por,çuditërisht,sot shpirtin
e copëtova ;
jo në dy a tre pjesë,në qindra
e grimcova!
Me frymën time,shpejt,krijova
erën;
thërrmijat e shpirtit ngado
dërgova;
botën me gjithë banorët e saj
përqafova.
Dhe thonë ,se:–Magjia nuk është e vërtetë!
Dhe thonë,se:–Njeriu ka veç një jetë!