“Me Naimin”-Dritan Mardodaj 

Dritan Mardodaj 

🇦🇱

Sot 20 tetor është përvjetori i 125 i vdekjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri, profeti i shqiptarizmës.

“Me Naimin”🇦🇱

Me Naimin me Naimin

Pendëartin, zemërtrimin.

Naimi është e vërteta

Mos u ndani nëpër çeta

Naimi Poet Kombëtar

Pa Naimin s’ka të ngjarë.

Se Naimi se Naimi

Naimi është ligjërimi

Është vetë shqipërimi

Naim Frashër vargëzimi.

Me Naimin me Naimin

Shqipëtarka, shqipëtarë

Pa Naimin ku do veni ?

Naimi është udha e mbarë.

Naimi është vetë Shqipëria

Naim Frashëri njerëzia

Se Naimi se Naimi

Është vetë civilizimi.

Naim dritë e perëndisë

Ndriçoi trojet e Shqipërisë

Çdo shqiptar i vilajetit

Mirënjohës Naim Poetit.

Me Naimin e Rilindjes

Himnëzimi i Vendlindjes

Për profetin tonë Naim

Çdo poet një dedikim!

.

.

.

.

.

©️ Dritan Mardodaj

.

.

.

2025

.

.

.

#dritanmardodaj#poezi#menaimin#naimfrashëri