Shkelqim Selmani

Mëmëdhe
Të dua pa kushte,
kështu siç je,
me male e fusha,
det e gjithëçka ke
o mëmëdhe !
Nuk të zgjodha unë,
qëlloi që im atë,
u lind thesprot,
por prapë të dua
në ditë me diell,
në ditë me shi
o mrekulli !
Kufijtë u hapën,
unë isha ende i ri,
por këtu ndenja,
se të dua shumë,
po shumë vërtet
dhe ti këtë e di
O përjetësi !
Sh. S. Sarandë