Marjol Ago

Midis mjegullës, mbi disa mure guri,
Në kodrën ku qielli puthi tokën,
Atje sonte ëndrra më shpuri;
Në hapësirën midis reve e kisha mbështetur kokën.
Dhe më dukej vetja kalorës
Midis këtij qytetërimi.
Në fakt po flija, sa të binte zilja e orës,
E në gjumë më mbante përtimi.
U enda nëpër ato Bedena
Kur tundeshin flamujt e lashtësisë,
Një shqipe me dy krena—
Flamuri i Ilirisë.
Pastaj në dorë flamurin e mori,
Heroi ynë, Skënderbeu,
E në Vlorë e dërgoi…
Në nëntor Ismail Beu.
Marjol Ago
10.12.2025 –
Gjermani Dimer 2025