Mimoza Marjanaku

” Lulëkuqe”
Si linde
lulëkuqe?
E kuqja jote
nuk është
e kuqja e Tizianit,
as e kuqja
e buzës së nuses.
Vello trishtimi
të rri
mbi petale.
Aroma jote
nuk është ekstrakt parfumi.
Gjithë lulet e tjera
zbukurojnë dasma e kurora.
Ti, jo!
Si linde lulëkuqe?
Thonë
pas beteje u
lulëkuq dheu.
Tani e di
pse
je e vetmja lule
që ke grup gjaku.
M.M 14/06/2025