‘’Modeste’’ gazeta që solla në tregun mediatik në fillim të viteve 90-të-Aleko Likaj

Aleko Likaj

Nuk e kisha menduar fillimisht, por një propozim i një mikut tim, që merret edhe sot me gazetari, dhe ish nxenesi im, kur sapo kisha filluar detyren si arsimtar, më bëri që t’i rrikthehesha edhe një herë, pasionit tim të hershëm në fushën e gazetarisë.

Këtë herë si botues.

Ishte momenti, kur ne po i drejtoheshim vitit të dytë te sistemit të ri, pasi kishim lënë pas, atë që përjetuam gati një gjysëm shekulli.

Isha i vendosur që të meresha me botime librash, pasi, deri në atë kohë, unë kisha botuar tre nga letërsia për fëmijë, në Shtëpinë e vetme Botuese ‘’Naim Frashëri’’ Pas kërkesës sime drejtuar Ministrisë së Kulturës, kisha mundur që të merrja firmën e vetë titullarit, sipas rregullit dhe kerkesës së asaj kohe, dhe emërtuar Shtëpinë time Botuese ‘’Kristoforidhi’’

– Duhet që të botosh edhe një gazete ! Mbase edhe kulturore, dhe ta nxjerrësh shpejt në treg, e qarkullim. Edhe pse jemi ende në situata të turbullta, ku kryetema e ditës eshte politika, dhe partitë e reja që po krijohen. Gazeta juaj modeste, mendoj, që do të sjellë krejt një frymë tjetër për lexuesin shqiptar, i cili realisht, ka nevoje për këtë lloj dritare, në hapësirat tona.

Ishte Ali Lleshi, gazetari që kishte nxjerr ato muaj në treg, gazetën ‘’Reklama’’. E para e këtij lloji, e cila, do ti shërbente bisnesit që sapo po krijohej, por edhe qytetarëve, me një horizont krejt të ri në shërbim të sistemit. Propozimi, e pse ta fsheh, më tronditi, dhe befasoi në një çast të vetëm, por që më bëri ta mendoj, dhe ta gjykoj realisht.

Vija nga një fushë që unë e njihja mirë, dhe që kisha konkuruar me kolegët e mij, në median e shkruar dhe radio, që nga sistemi i kaluar.

Më la pa gjumë disa netë, dhe pas një jave të tillë, u rritakova sërish me ish nxënësin tim, dhe biseduam këtë rradhë si kolegë, për rubrikat dhe drejtimin tërësisht kulturor të saj.

Unë në fakt, nuk doja që të meresha me politike, dhe më pëlqente që t’i qëndroja sa më larg asaj

Dhe kështu u vendos.

Kolegu më propozoi edhe emrin e kryeredaktorit, që do të bënte gazetën, nën okelion e shtëpise botuese Kristoforidhi. Kishte qenë një koorespodent vullnetar nga fshati, i gazetës lokale të qytetit tonë. Dhe kjo zgjidhje m’u duk interesante, pasi unë vetë si familjar, nuk mund që të lëvizja pothuajse çdo ditë deri në kryeqytet, e kthim, ku darka duhej që të më zinte në shtëpi.

Gazeta realisht, e donte njeriun e saj të ngulur aty, në Tiranë e në kryeqytetin tonë.

Zgjidhëm edhe mënyrën e shtypjes, ku ish nxënësi im e mori përsipër, tek disa nga miq të tij, që dikur shtypnin shtypin e partisë së asaj kohe, që lamë pas. Ishin pothuajse të njëjtat makineri, dhe teknikë me linotipa, pa u futur mekanizma si rrotaprintët dhe ofsejtët, që janë baza e sotme në atë fushë.

‘’Dymbëdhjetë vallëzime pa një të shtunë’’, ishte evenimenti më mbreslënës që lindi ato ditë, si një spektakël madhor i kohës, për të qetësuar shpirtrat e njerëzve, pas atyre ngjarjeve të mëdha, që përfshinë ndrimin e sistemit.

Zbrita në kryeqytet menjëherë, dhe u angazhova vetë, për të përgatitur specialen në të katër faqet e gazetës, me informacione, intervista, edhe foto nga gjithë ai aktivitet.

Numuri i parë u prit jashtëzakonisht mirë, dhe miq, e shume të panjohur, na falenderuan. E rrishtypëm gjatë asaj jave edhe dy herë të tjera atë numër, gjë që nuk ra shumë në sy, por vumë re që gati u shit e tëra.

Ishin bërë tremijë kopje…

Këtij evenimenti që kishte marrë shumë popullaritet, i cili i rrikthente herët në shtëpi, jo vetëm kryeqytetasit, por, pothuajse në çdo cep të shqipërisë, për të ndjekur nga ekrani i vogël i televizorit, i u rrikthyem sërish pas katër numrash, në prag të finales.

Numurin e pestë, që i a lashë tërësisht në dorë, njeriut që më ishte propozuar si kryeredaktor, nga drejtuesi i gazetës ‘’Reklama’’, ku përveç lajmin e finales së aktivitetit muzikor, zhvilluar në ambjentet e përshtatura, brenda ish kinema ‘’Partizanit’’, kish mundur që të fuste edhe dy a tre lajme politike, ku një prej tyre godiste brenda hapësirës së faqes tre, një prej figurave kryesore të opozitës.

Edhe pse nuk kishte emrin e autorit, përveçse në fund, një ‘’koresp. i gazetës Modeste’’, kuptova, jo vetëm se brenda opozitës kishte filluar lufta brenda llojit, por edhe se, gazeta ime po rrëshqiste në ujëra krejt të tjera, që nuk i dëshëroja kurrsesi.

I dërgoj lajm menjëherë nxënësit tim, që të m’a niste urgjentisht kryeredaktorin që më propozoi, duke i lënë takim të nesërmen para teatrit ‘’Skampa’’.

Ai erdhi, dhe e dallova që larg në bulevard, me një trup të shkurtër e pak të krrusur. Kishte një lloj ndroje në fytyrën e skuqur, dhe dukej se fshihte diçka të fshehtë brenda tij.

U ulëm në një tavolinë, dhe qetësisht i kërkova që të mos përfshinte në gazetë herë tjetër, materiale politike. E këshillova miqësisht pa i a ndarë vështrimin.

Ai në çast u duk i çliruar nga pesha, që mbante brenda vetes, dhe më tha, se i a kishin kërkuar si nder. Kaq.

Në fakt, në tregun mediatik të asaj periudhe, nuk kishte shumë gazeta. Numuroheshin me gishtat e një dore. Përveç dy gazetave partiake, kishte zënë fill edhe një gazetë e Lezhës, që më vonë, u bë dhe u kthye në epiqendrën e shtypit shqiptar, me emrin ‘’Koha Jonë’’

I kërkova kryeredaktorit tim, që materialet e numrave të gazetës, t’i sillte dhe të konsultohej me mua, para botimit të tyre. Dhe këtë ai e pranoi me qejf dhe entuziast.

Por erdhi dhe e enjtja tjetër

( Ne e nxirnim gazetën, një herë në javë, po atë ditë) dhe numri i ri kishte kësaj rradhe, një intervistë të gjatë të liderit të lëvizjes së dhjetorit, gati një faqe e gjysëm, në të dy faqet e brendëshme të saj. Nuk kisha gabuar në konstatimin tim… Në fakt ishin mllefe që përfshinte lufta brenda llojit..

Gati u xhindosa dhe u bëra me dhimbje koke.

– Po çfarë specie qenka ky ? – pyeta veten, për njeriun trupshkurtët, e të krrusur, që edhe hapat i hidhte gjithë frikë, sikur do të shkelte diçka.

Dhe vendosa atë çast që ta largoja nga gazeta.

U nisa herët në kryeqytet.

Nga mesdita e gjeta teksa drekosej në një lloj mejhane, afër ‘’Partizanit të Panjohur’’

Më kishin treguar, se çdo ditë e gjeje aty.

U pre në fytyrë dhe luga i ra në tavolinë. U ndjeva keq në atë çast. Dhe pse isha nisur me mllef, që ta shkarkoja nga detyra, u duk se, brenda vetes u bëra më shumë se duhej, njerëzor e sentimental.

E këshillova sërish, dhe e pyeta në se kishte ndonjë presion nga dikush, apo njeri të rëndësishëm të opozitës, që u hapte udhë shkrimeve politike të ditës.

I kisha dorëzuar një intervistë me aktorin dhe Artistin e popullit Demir Hyskja, që duhej ta botonte në atë numër, si dhe dy a tre materiale të tjera, ku perfshihej një reportazh artistik nga Dumreja, dhe liqenet e saj, dhe një portret për një fyelltar të dëgjuar, që kishte marrë çmim në Festivalin e Gjirokastrës, por ai ngrinte supet dhe nuk fliste.

Më shikonte në fytyrë si një guak, dhe i pagojë, pa shprehur dot asgjë.

– Dëgjo, – i thashë pastaj, – Gazeta është e imja, dhe unë paguaj për botimin e saj. Ti nuk mund që të dalësh dot nga korniza e saj, për të cilën unë kam vendosur të përfaqsohem medatikisht, në këtë kohë trazirash. Në se ti e ke pasion politikën, je i lirë që të shkosh, e të punosh në gazetat e saj.

D.K ishte një djalë fshati, që vinte nga rrethinat e Elbasanit, dhe që kishte mbaruar shkollën e mesme natën, disa vite më parë. Shkruante rregullisht në gazetën e rrethit, për problemet e metalurgjisë, se aty punonte. Nuk kisha ndonjë miqësi, edhe pse dikur më kishte treguar një fletore me poezi. Ishte ky shkaku, që unë e pranova propozimin, e ish nxënësit tim të dikurshëm.

Djali që bënte kryeredaktorin, tek gazeta ime ‘’Modeste’’, kishte botuar edhe në gazetën ‘’Puna’’ disa poezi.

Dukej se kishte interesa letrare. Të paktën, kështu mu prezantua mua, kur vendosa ta bëj kryeredaktor. Në atë periudhë, ai kishte vendosur që të largohej nga fshati, dhe të sistemohej në kryeqytet.

Ali Lleshi më kishte thënë:

– Jepi një dorë, se nuk është djalë i keq. Bëji një të mirë njeriut, se ai ka vendosur që edhe të sakrifikojë për ty, për të realizuar natyrisht, dhe objektivin e tij.

E këshillova për herë të fundit, dhe nxitova qe te kthjehesha në qytetin tim.

Ishin vite të vështira, dhe nuk para gjeje makina që të lëvizja aq lirshëm, përveçse me një tren, ku shumica e xhamave të vagonave ishin të thyera, nga gurët e adoleshentëve gjatë udhëtimeve, në zona ku kalonte dhe gjarpëronte ai.

Prita deri në mbrëmje, dhe afër mesnatës u ktheva në shtëpi.

Numri tjetër i së enjtes ishte më skandal.

Në faqen tre dhe katër, ishte një analizë dhe shkrim i hollësishëm, i mbledhjes së këshillit kombëtar të opozitës, shoqëruar edhe me një foto nga ai ambjent.

Kuptova, që këto shkrime, nuk i shkruante dhe përgatiste ‘’kryeredaktori’’ im. Atij i a binin të gatshëm, dhe ai me një ‘’zemërgjerësi’’ të dukëshme, u hapte, dhe u vendoste në dispozicion faqet në gazetë

– Po çdo politika në gazetën time, kur kanë gazetat e tyre ?- i thosha vetes.

U bëra me stres, dhe pothuajse nuk fjeta, ato netë. Nuk e kërkova kryeredaktorin. Brenda vetes, kisha marë vendimin që ta mbyllja, atë gazetë. Nuk isha unë dhe as ëndëra ime aty.

I a përcolla edhe njeriut që e përgatiste.

Të djelën në mëngjez, kalova nga Shtëpia Botuese ‘’Onufri’’, tek miqtë e mij Bujar Hudhri dhe Flutura Açka, dhe Lirim Deda, që kishin marë me qera, një shtëpi dy katëshe, ngjitur me portën e hyrjes së gjimnazit ‘’Dhaskal Todri’’, dhe afër mesditës u ktheva në shtëpi.

Duke zbritur në trotuarin para shkollës ‘’Toma Kalefi’’, m’u shfaq ‘’kryeredaktori’’. Kishte qenë në shtëpinë time, tek kthesa e Cerrikut, dhe ime shoqe, i kishte thënë, se ndodhesha tek Onufri.

Edhe pse më doli një çast përpara, mendova, që të mos flisja më me atë, për gazetën time.

Se ç’kishte diçka femërore brenda natyrës së tij. Kjo dallohej, dhe binte shumë në sy, nga mënyra se si ecte, se si të dëgjonte, me një lloj ndroje si femër e turpëshme fshati. Por edhe si rrekej, e kujdesej që të formulonte fjalët, shumica e të cilave, ishin gati e pothuajse, të pa zëshme, e me një ton të ulët, si fëshfërimë valë deti.

Ultimatumin i a kisha nisur ditë më parë.

Ai më zuri rrugën, dhe më tha si trimuar, se ishte nisur që të më takonte mua, që të sqarohej.

Nuk pranova dhe i rrikujtova vendimin tim.

– Por unë nuk të pyes ty – më tha me një lloj krenarie të shtirur, dhe i trimëruar

I thashë që le ta provonte, dhe se, unë do ta hidhja në gjyq.

I kujtova, se kisha edhe liçencën e botimit, me firmën e ministrit Anagnosti, dhe se isha unë, njeriu që derdhja paratë për botimin e saj.

Ai u shperqëndrua, dhe u duk se doli nga binarët, dhe nuk po e kontrollonte më veten. Tentoi që të flasë, dhe nga buzët, në vend të fjalëve i doli një shkumë, e cirka pështyme. Më kapi paltesynë përpara, për të mos më lejuar, që të largohesha

– E di ti ? E di ti ?… mundi pastaj të klithte, për të më thënë diçka, apo, për të më trembur mua.

Mendova një çast që më kaloi si vetëtimë në tru,

– Qenka lidhur me të fortët. E kush do të jenë ata që i japin kaq garanci këtij shkurtabiqi?

Më hipi gjaku në kokë, dhe befas, e godita me grusht në fytyrë. Pastaj me një inatë të pa përmbajtur, që më nxori në atë moment jashtë vetes, i a mora kokën me dy duar, dhe i a përplasa në kangjellat e murrit rrethues të shkollës. Dallova gjak që i rrëshqiti nga buzët.

U shkëputa prej tij dhe u nisa për poshtë tek kthesa.

Bënte ftohtë por unë dola pasdite. U kujtova se kisha lënë tek Onufri një çantë shkolle, që e kisha blerë për djalin tim të vogël, për ditelindjen e tij ato ditë, që ta kishte si kujtim në ditën e parë të shkollës, ku përgatitej ta fillonte në shtator.

Më thotë Flutura Açka, sa u shfaqa aty.

– Boooo, si e kishe bërë atë, kryeredaktorin tënd. Ishte çarë në buzë, dhe ish mjekuar në ambulancën e qytetit. Qante si fëmijë. I dridheshin supet, sikur e kishte zënë ajo sëmundja, që u shfaqet të vegjëlve, me konvelsione. Pse kështu, – më qortoi. – Nuk merreni vesh me fjalë ?

Në krye të javës tjetër, mbrin njeriu që ma prezantoi si kryeredaktor, D.K në. Më kërkoi falje, që ma prezantoi, dhe më pyeti, në se unë, kisha vendosur që ta mbyllja vërtetë gazetën.

I a pohova, dhe i thashë, se nuk do t’i rrikthesha më asaj.

Pastaj ai më propozoi që ta shisja, dhe blerësi i parë, mund që të ishte edhe D.K.

– Unë, nuk e kam njohur nga afër në fillim, por këto ditë, më doli ndryshe. Kisha vendosur që ta ndihmoja, sepse ta premtova edhe ty, por ai nuk erdhi asnjëherë tek unë, madje më fshihej, dhe të them te drejtën, nuk e di, se me kë e përgatiste gazetën. Eh!… Më duket i trembur, dhe i varur diku, sikur I ka dikujt një borxhë a detyrim. Duhet që të ketë halle…

Në fillim nuk pranova, që krijesën time t’i a lija atij, por gjatë bisedës, ndryshova mendim. Aliu më tregoi pastaj, se ai i ka gati lekët në dorë, që ta blejë, dhe këtë, ne mund ta bëjmë që nesër.

Kishte makinën e tij, nxënësi im, një tip furgon volksvagen ne miniature, dhe u nisëm në mëngjez.

Atë natë, dhe të nesërmen, ku ishte lënë edhe takimi për shitjen, e kam bluar mendimin, se ku kishte rënë me lekë kryeredaktori im, ndërsa unë e kisha paguar për rrogën, vetëm për një muaj.

Gjithëçkah m’u duk e dyshimtë.

I a thashë gjatë rrugës për në kryeqytet, por drejtuesi i reklamës, më tha se, kishte mësuar nga ai, që i ati kishte shitur në fshat, hangarin e pulave të kooperativës, që e kishte privatizuar ai. Por unë sërish dyshova.

Bashkëbiseduesit nuk i tregova gjë.

Me ne në makinë ishte edhe një tregimtar nga Korça, që disa vite më vonë u bë shumë i njohur, si dhe një miku ynë nga Gramshi, që shkruante poezi. Por që edhe ai ato ditë, do të botonte një gazetë për qytetin e tij buzë devollit, një lumë që ishte nisur vite më parë, për t’u bërë rezervar i madh për një hidrocentral, që kishte nisur të ngrihej në fshatin Banjë, pranë Cerrikut, aty ku kryqëzoheshin udhët për në Gramsh, krahinen e sulovës dhe atë të qytetit të ish naftëtarëve, të Cërrikut.

Formalitetet u bënë shpejt, tek klubi i gazetarëve, ish gazeta ‘’Bashkimi’’, dhe më habiti fakti, që njeriu përballë meje, kishte të mbledhur me dy gazeta, një shumë të madhe.

Nuk e kundërshtoi shumën që i kërkova, edhe pse ajo në fakt, ishte shumë e madhe. Stepi një çast, dhe pastaj nxorri nga një çantë lëkure, një pako tjetër, për të plotësuar shumën që i kërkova. I vura si kusht, që të hiqte okelion e Shtëpisë sime Botuese Kristofgoridhi, si organ i saj, dhe ai ma miratoi në qetësi, duke pohuar me lëvizjen e kokës.

Dola shpejt tek rruga e Elbasanit, dhe i trembesha shumës së parave, që mbaja në xhep. Fati me ndihu, dhe mbasdite u gjenda në shtëpi.

M’u duk se u qetësova shpirtërisht, por brenda meje më gëryente ideja, se ku i kishte gjetur paratë ish kryeredaktori im. Pse ngulmoi që ta merte ai gazetën, dhe se, kush interesohej pas vetë atij ?

Dy javë më vonë një lajm tronditi gjithë shqipërinë. ishte si të thuash për disa ditë si kryelajmi i lajmeve të ditëve

Djali i madh i Diktatorit, kishte dhënë një ntervistë prej tre faqesh, në gazetën ‘’Modeste’’ dhe vazhdimi, pritej në numrin e ardhshëm.

Intervista kishte ngjallur një interes të jashtzakonshëm, dhe emri i gazetës sime, ishte vënë tashmë në kryeqendrën mediatike të atyre ditëve në shtyp, radio dhe televizion, duke nxitur edhe shumë thashetheme që qarkulluan në ato momente, deri në pritje të daljes së numrit tjetër, dhe që kishin të bënin për shumicën, me një mëri të gjërë kolektive. Për pjesën tjetër, kryesisht, ajo nostalgjike ndaj sistemit, dhe diktatorit, erdhi dhe u shfaq si një shpresë, e dritë në fund të tunelit, duke u a rringjallur para syve atë shpirtërisht.

Një javë më vonë, ja behu lajmi, se ishte arestuar djali i diktatorit.

Për mua tashmë ishte gjithëçkah e zbardhur, dhe të them të drejtën, më erdhi keq. Jo për djalin e diktatorit, se unë nuk isha fansë e tij, por se kisha kuptuar, që gazeta dhe krijesa ime, ishte përdorur për një pisllëk të madh politik, dhe që ndryshonte atmosferën përgjithmonë, si një këmbanë, që ta dëgjonte europa, se ata që morën pushtetin, pasi rrëzuan statujën dhe e tërhoqën zvarë diktatorin, së fundit, i dënuan edhe djalin.

Përse ‘’Modeste’’ Përse ?

U gjet sepse nuk ishte partiake, larg politikës… e pavarur….Sepse në gazetat e tyre, nuk mund që ta shfaqnin, këtë lloj spektakli.

Kuptova, se kush ishte blerësi i vërtetë, dhe gjithë ajo shumë parash, mbledhur në dy pako të mëdha gazetash, shërbyen për të vetmin qëllim, që të dënonin djalin e diktatorit, që kishte thënë, dhe ishte shprehur në ish gazetën time, se admironte të atin, dhe, se, ai i kishte dashur përjetësisht shqiptarët.

Isha i qartë tashmë, se kush e drejtonte në të vërtetë atë, edhe pse unë figuroja si botues.

Dy javë më vonë, ajo gazetë nuk u bë më gjallë.

Vdiq për një mision për të cilin u përdor.

Ndjehem i trishtuar edhe sot…

Si m’a grabiten, krijesen time mediatike, ndër të parat e asaj kohe?…..