Mos më harro-Vilma Nika

 
Kur dritës tej perdes fiksohem,
gjumi më merr me kast.
Në shtratin e ëndrrave ti vjen
dhe fryma ndalon për njé çast.
Tekat,lazdrimet ftillohen
presin krahëhapur të vinë.
Në vargje të gjej aty brenda
në lot ndjej mall dashurinë.


Filxhanin e kafesë xhelozoje,
kur thoje:”sa fat ka filxhani!
Që digjeshe njësoj ta provoje,
si digjte xhani?!”
Të kuqin e buzëve...
në bluzën e bardhë ma kujto.
Nuk mundem të rroj pa të dashur
të lutem,mos më harro.