Mos u bëj mendjemadh, o njeri i kësaj bote,
se sot je mbi tokë, nesër s’të mban më kjo tokë.
Krenaria të verbon, të ngrit në një fron të rremë,
por koha s’pyet për ty, ajo rrjedh si një rrëm.
Sot ecën me kokën lart, me fjalë që duken si ar,
nesër hesht në dhe të ftohtë, pa zë e pa fjalë.
Pasuria, lavdia, të gjitha mbeten këtu,
kur shpirti largohet, s’merr asgjë me vete më.
Bëhu i mirë, i thjeshtë, mos e rëndo zemrën kot,
se jeta është e shkurtër, si një frymëmarrje në botë.
Respekto çdo njeri, të vogël a të madh,
se fundi është njësoj… mos u bëj mendjemadh.