Florentina Skendaj

Jashtë pemët e larta përkulen,
në baçen time,
degëzat gati thyhen,
nën erën-suferinë.
Brenda ndjek detyruar lajmet,
për atje tutje,
ku shpërthimet,
jetë nxijnë!
Faji?!
I pafaj?!
Kush do t’i ndajë..?
Sot!
Në këtë botë,
luftrash nxitur nga vampirë….
Rrëmujë!
Art, dashuri, për ata, ato,
që njohin dhe mbrojnë jetën!
Kthjellohu,
prill i nisur sot dhe çdo të nesërme,
shkëlqe!
Tru-pirët këltasin delirësh,
naivët çirren…
Jetë të pafajshmish,
diku larg teje,
fiken!
O naiv, pse çirreni?
Me tru
e trupa tharë ngjeshjesh,
padijesh,
ç’zjarr bubulak,
në botë ndizni?!?
Avujt e tij,
mushkëritë,
t’iu hapin “tagra mbledhësve”?!
~
E drejta e autores e rezervuarë.