Kastriot Malo

Mushka e kuqe
Në atë kohë gjyshi rrinte e rrinte,
Si vinte keq për stolirat në sënduqe,
Merrte frymë thellë dhe e kujtonte,
Rrëmbinin e mushkes së kuqe.
S’kisha shumë kohë për tu menduar,
Katundin do lija në atë kohë të vranët,
Mushkën e kuqe në ballë vreshtave lidha,
Aty thashë: s’do ta gjejnë dot gjermanët.
Troken ja zura me gjethe lofate,
Samarin e meshintë ja lirova dhe më,
E putha në faqe dhe në mes të ballit,
Rrugën mora bredhit duke qarë nën zë.
Netëve në Hos, endrrat më mbytën,
U ktheva sërish aty si statujë e ngrirë
Por, Kuqja në duar ushtarësh kish renë,
Veten qortova, përse nuk e lashë të lirë.
Arka me fishekë apo gjeneralë,
Mbante mbi supe grykës Mezhgoranit,
Unë me marazin u bëra shok shumë kohë,
Pse më mësove ashtu o mendje shejtanit.
Në mend më vinin udhetimet pa fund,
Nga pas më ndiqte korieve si manare,
Rrugët e gjata nga Fieri me thasë misri,
Dhe parmendat e ngarkuara për në ugare.