Dëfrim Selmani

MUZË VJESHTE
Muzgmbëmje…
Qielli i pluhurt ngjyrë gri
shtrin vellon gjetheve rënë
mbi tokën që hesht…
Befas më ndizet
muzë e zjarrtë
e çdo gjethe që bie
më bën të qesh…
Vjeshta, e bukur e brishtë,
zbukuruar ngjyrosur flori,
i flet mallit tim…
…më magjeps
e tretem si dheu djegur për shi…
Heshtjes vjedhur mendimit,
pikshiu tingëllon si një mall…
E çdo gjethe pikon
si një ëndërr e vjetër…
…kapur nën muzë,
nis shkronja me radhë,
si në udhën kaluar, nga pena në letër…
Dëfrim Selmani 22 Tetor Tiranë.