Nallban i kuajve vraparak-Vullnet Mato

Vullnet Mato
NALLBAN I KUAJVE VRAPARAK
Njihem si nallban i kuajve vraparak,
nga kalorësit botëror rreth e qark.
Kam dyqanin te Xhamllëku, në Tiranë,
mbath kuajt poetik, të trojeve anembanë.
Vijnë kalorës poezie, nga çdo fushë e mal,
për patkonjtë e mi, prej çeliku special.
Vjen nga Elbasani, kalorësi Kujtim Faria,
me karvan kuajsh, shquar nga mençuria.


I madhi Hamit Greca, vjen nga Lushnja,
ku lëvron krejt Myzeqenë me kuaj e mushka.
Vjen Tomi Buzi, nga Fieri, me kuaj të sertë
ku me revan të shqetësuar, rend ditë e net.


Vjen nga Korça kalorësja Vasilika BaboTopi,
me kuaj vraparak të shpejtë, si gjyle topi.
Vjen Antoneta Avdiraj, tej detit, nga Italia,
me kuaj jelezgjatur, ku nuk mbaron poezia.


Vjen herë pas here nga Greqia, Elida Prifti,
me kuajt e saj lirik, që të kënaqin shpirtin.
Vijnë kalorës Kosovarë, të frymës patriotike,
të tjerë nga Evropa, Azia, hapësirat Atlantike.


Duartrokasin Gjon Rroku, esseist i shquar,
për t’u dhënë kalorësve, oksigjen të kulluar;
Dudiana Lela, me mençuri të rrallë, e të tjerë ,
u japin kalorësve krahë fluturues, të bëhen erë.
Shqiptarët janë të gjithë kalorës arti të zotë,
kudo ku ndodhen, të përhapur nëpër botë,
me atllarë kalorësie, që trokojnë gjer në re,
zbrazin mallin e pashuar, për të shtrenjtin atdhe.