Atdhetari Rexhep Hamdi Kurteshi madhështor i veprimtarisë së çështjes kombëtare-Shkruar nga Sami Arifi

Shkruar nga Sami Arifi

Rexhep Hamdi Kurteshi u lind në qytetin e Gjilanit në vitin 1929, familjarët e tij ishin vendosur në Gjilan nga fshati i Pozherant-Viti, ai shkollën fillore e kreu në qytetin e Gjilanit. Rexhepi pas përfundimit të shkollës fillore, gjatë vitit shkollor 1945-1946, u regjistrua në Gjimazin „Sami Frashëri“ në Prishtinë. Atdhetari Rexhep Kurteshi rrjedh nga një familje e cila kishte taban kombëtar me veprimtari të gjerë atdhetare, duke filluar nga Kurtesh Kurteshi.

Shkruar nga Sami ARIFI

Rexhep Hamdi Kurteshi (1929-1985)

Kurtesh Kurtrshi ishte veprimtar i shquar dhe luftëtar në Luftën e „Grykës së Kaçanikut“ në vitin 1910. Ai u dënua me burg të rëndë nga „Yrfia“ (Koshient kuptimi, ekspeditë ndëshkimore) e Shefqet Tërgut Pashës, por pas një kohe nga trusnia e udhëheqjes  shqipatare: Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe krerëve të lartë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (LKSH-së) ai u lirua nga burgu. Gjithashtu edhe Mulla Ibrahim Kurteshi në istikamin e Sojevës ra dëshmor në vitin 1912-të në luftën kundër ushtrisë serbe.

Hamdi Kurteshi ishte luftëtar i denjë në luftën e Kaçanikut në vitin 1910, si dhe veprimtar i shquar i mbrojtjes së atdheut në vitin 1944, ai ishte njëri  ndër komandantët e njohur, në mbrojtjen e kufirit lindor të Shqipërisë etnike, në Luftën e Velegllavës më 26 qershor të viti 1944, në Luftën e Kikës më 26 korrik të vitit 1944 si dhe në Luftën te Guri i Zi. Hamdi Kurteshin e burgosin serbo-çetnikët partizanë në Gjilan, në vitin 1945, për ta ekzekutuar, por në saje të intervenimit të Rifat Berishës dhe Hasan Dynxherit, ai u lirua nga burgu i Gjilanit bashkë me nëntë pozheranas të tjerë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (LDB) në vitin 1945-1946, përveç Rexhepit nga familja Kurteshi, regjistrohet në Gjimnazin „Sami Frashëri“ në Prishtinë, edhe kusheriri i tij, Mehmet Hysen Kurteshi dhe Ahmet Malisheva, që të dytë këta regjistrohen me vonesë, me insistimin e Prof. Gjon Serreçit, nga se Mehmeti dhe Ahmeti ishin të mobilizuar më parë në brigada partizane, Gjoni ishte zëvendës drejtor i Gjimnazit, ndërsa Prof. Idriz Ajeti ishte drejtor i Gjimnazi të quajtur „Sami Frashëri“, kështu që dytë, Mehmeti dhe Ahmeti, bashkohën në shkollë me Rexhepin.

Ata gjatë shkollimin nën udhëheqjen e Prof. Gjon Serreçit formojnë Organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (OLNDSH). Kryetar i kësaj Organizate caktohet Ahmet O. Malisheva, por shokët e tij e ndihmonin me aktivitete të mëdha Organizatën e LNDSH-së…

Në vitin 1948 nga syri famkeq i UDB-së zbulon disa pjesëtarë të Organizatës kështu që Ahmet O. Malisheva dënohet me 4 (katër) vite burg të rëndë, i cili nga torturat e sigurimit ndërron jetë në burgun e Nishit, ndërsa Rexhep Hamdi Kurteshi dënohet me 3 (tre) vite burgë të rëndë.

Rexhepi pasi e mbaron burgun, ai lajmërohet për punë në komunën e Vitisë, ku caktohët mësues në fshatin Debllde. Mirëpo ende pa filluar viti shkollor e dërgojn atë në shërbimin ushtarak, për arsye të thjeshtë, që mos të ketë kontakte me nxënës për t’i edukuar. Pasi kthehet nga shërbimi ushtarak jugosllav atdhetari Rexhep Kurteshi fillon punën në shtëpinë e shëndetit në Viti e cila hapet po atë vit, më 1954. Rexhepi aty punoi dy vite, pastajë kthehet në spitalin e Gjilanit si ndihmës i Rengenologut.

Rexhepi në Gjilan punon deri në vitin 1966, ku, pastaj detyrohet të ndërrojë vend për në Shkup, ai pas demonstratave të vitit 1968 kthehet në Prishtinë, dhe punësohet në spitalin e ÇKUK-së si rengenolog gjerë në vitin 1985.

Atdhetari Rexhep Kurteshi, u largua nga Vitia dhe Gjilani për arsye të përcjelljes së tij nga shërbimi i sigurimit sekret serbo-jugosllav. Atdhetari Rexhep Kurteshi ndërrojë jetë më, 02/ 07/ 1985. Lavdi jetës dhe veprës së madhështorit të çështjes kombëtare Rexhep Hamdi Kurteshit, pushoft i çetë në përjetësi në dritën e Parajsës në amshim…

Informatë shterruese u realizuar nga artikullshkruesi, Sami Arifi, me Besim Kurteshin (1946) nga fshati Pozheran, i cili tani jeton në Prishtinë. Intervista u realizua më: 18/ 02/ 2026.

Janë shfrytzuar edhe libra të shumët të autorëve të cilët kanë shkruar për familjen Kurteshi, me taban kombëtar, për atdhetarinë e tyre.

Shkruan: Sami ARIFI