Elda Jorganxhi

Nata më erdhi e ngrohtë,
si përqafim nga errësira.
Të pres të vish, malluar,
etur nga shkretëtira.
Në ëndrrën time,
hapat që nuk bëmë bashkë
shtrojnë rrugën e mallit.
Fjalët që nuk i thamë,
ndezin fort ndjenjat e fajit.
Frymën time kërkoj,
drejt teje mu arratis.
Zemra e vrarë nga ëndrrat,
drejt teje sot mu nis.
Në rrugët e qytetit,
troket këmbët, heshtja ime.
Në kafen tonë vazhdoj të pres,
me dredhin zërin shumë mendime.
I lagur në shi, se kam një shpresë.
Harrova të të them,
se çdo fjalë që s’ta thashë është plagë në shpirt.
Harrova të të them,
se heshtja ime ka zërin tënd.
Harrova të të them,
se të dua, ende dhe pa ne te dy.
Harrova të të them,
pendimi është sot drithërimë.
Harrova të të them,
je mall që dhemb.
Harrova të të them,
se dashuria jonë s’është veç kujtim.
Sot ndihem si nata pa hënë,
malli që mbaj,kujtimet mi fsheh.
Avulli kafes që ngrihet
dëshirat e zemrës zbeh.
si përqafim nga errësira.
Të pres të vish, malluar,
etur nga shkretëtira.
Në ëndrrën time,
hapat që nuk bëmë bashkë
shtrojnë rrugën e mallit.
Fjalët që nuk i thamë,
ndezin fort ndjenjat e fajit.
Frymën time kërkoj,
drejt teje mu arratis.
Zemra e vrarë nga ëndrrat,
drejt teje sot mu nis.
Në rrugët e qytetit,
troket këmbët, heshtja ime.
Në kafen tonë vazhdoj të pres,
me dredhin zërin shumë mendime.
I lagur në shi, se kam një shpresë.
Harrova të të them,
se çdo fjalë që s’ta thashë është plagë në shpirt.
Harrova të të them,
se heshtja ime ka zërin tënd.
Harrova të të them,
se të dua, ende dhe pa ne te dy.
Harrova të të them,
pendimi është sot drithërimë.
Harrova të të them,
je mall që dhemb.
Harrova të të them,
se dashuria jonë s’është veç kujtim.
Sot ndihem si nata pa hënë,
malli që mbaj,kujtimet mi fsheh.
Avulli kafes që ngrihet
dëshirat e zemrës zbeh.