Ndjesi dhimbjeje-Poezi nga Panjot  Boli

Nga Panjot  Boli

Poezi

Ndjesi dhimbjeje

Era thyeu në degë të mollës në oborr

Në kraharor seç më erdhi një pickim

Një zog jetim më veshtron nga gardhi

Dhe fytin ma pushton një ngasherim

Angullin ky qeni im në cep të oborrit

Me sytë e mjegulluar  pa m’i ndarë

U plake i them o miku im , sa u plake

Të kundroj dhe më vjen për të qarë

Borziloku shtrëngohet fort pas dritarës

Era qesh me të ,me shkop e kërcenon

Një limon i frikur me kokën e verdhë

Mes fustaneve gjethe të nënës mbulon

I trishtë është edhe qielli i mvrenjtur

Një dhimbje vese të athët fillon e rigon

Ca pika loti në sytë e tu seç më therrin

Them çudi ,kjo zemra ime se si duron

Ndjesia e dhimbjes shpesh më rrenqetrh

Po, keshtu është gatuar ky shopirti im

Dashuria si gjithmonë lind me dhimbje

      Me dhimbje të embla,me shije lumturim