Merreni zemrën time!Shire Dhima

Shire Dhima

Merreni zemrën time!

E tunda zemrën të ngrihej,kish ardhur pabesija

Faqeve e godita,të ngrihej në këmbë

Vetëm sytë i hodhi, pa zbathur këmbët e tija

Trupin nuk e luajti,ishte bërë shkëmb!

O Zot, qënka sëmurë zemra ime

Thirri djemve dhe vajzës të vijnë urgjent

Nuk do para syve, asnjë thërrime padrejtësie

Thërrime toksike që helmojnë lumenjt.

Nuk do zemra ime, përveç shkëlqimit të vërtetë

Bëhet kaçurrel,sa herë hijet e mësyjnë

Me vërtetësi ushqehet,ka një jetë

Kolesterolit të keq ,i ka vënë drynë.

Eja,ejani merreni zemrën time

Kësaj bote të molepsur ,si bindet asnjiherë

Si bindet thikave që shpojne pas shpine

Rrymave vrastare i ka mbyllur derë.

Sa rryma marin vrullin për në zemër

Amperi arrin të prek kulmin

Kjo zemër mbi ballë ka vënë një emër

Njeriun, që kurrë se baltos me llumin!