Në Kuç tani po vjen pranvera
Në Kuç tani po vjen pranvera,
e era ledhatohet nëpër lëndina.
Një zog i vogël më vjen te dera
e më sjell një tufë me trëndelina.
Tani po troket Dita e Verës,
ballokumet gati nëpër dyqane.
E kemi traditë që në krye të herës
këtë festë të vjetër pagane.
Ndihet aroma e verës në buzë,
kur në ograja ndizet zjarri i barit.
Një manushaqe më bëhet muzë,
kush do ta këpusë i pari?
Marjol Ago
