Kastriot Mahilaj

THINJA SMAIL QEMALI – ripublikim-
Ua kushtoj katër çlirimtarëve të mëdhenj të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi.
Erdhi fundnëntori
Vlorë, njëzet e tetë
Vijnë burra kombi,
Malua del i pret.
Vijnë nga Kosova
Burra dhe burrnesha,
Ca emërmëdhenj
Mungojnë në rreshta.
Malos syri i lodhur
Nga veriu i ngeli:
– Ku është Hashim Thaçi?
Ku Kadri Veseli?
Po Jakup Krasniqi
Me Rexhep Selimin?
I kërkon flamuri,
Janë sua trimi.
– Bacë, na i shqitën
Dhe s’marrim dot shpagë;
Bjerrin muaj, vite
Larg në burg në Hagë.
Thinjat përmbi krye
S’i kanë thinja burgu,
Thinja robërie,
Shenja mërzi murgu;
Ato janë tjetër,
Marrin dritë balli,
Janë thinja Lirie
Thinja Smail Qemali.
Ah, ti Ahtisari
Marti gënjeshtar,
Sa të bleu Cari
Sa rubla dhe ar?
Që kur çlirimtarët
Qenkan terroristë,
O marri e marrë,
O pisllëk i pistë!
Eh, moj Hagë- e bardha –
Ç’të nxiu Gjykata!
Ftoi për ta: dardha,
Dita për ta: nata.
Këta prokurorë
(Alienët e Tokës)
Këmbës i thonë dorë,
Tredhur mendtë e kokës.
Malon s'e mban vendi,
Ç'po e mundon gjëja:
- Erdh' Jakup Kuvendi,
Hashim UÇK- ja?