Në ma dëgjofshi këngën e “Mustaqezinjëve” !Tomi Buzi

 
Në ma dëgjofshi trokun të sokëllijë
maleve mbi Labëri,
ejani n'sofrën e burrave që shtroj
Tafil Buzi dikur ,
aty do t'jenë heronjtë që kësaj toke
i dhanë lavdi..
nën vringëllim shpatash,
veshur e zbukuruar me flamur !
E nëse kënga do të sokëllij maleve
si jehonë,
derdhur mëngjeseve me rrezet
e diellit mbi Arbëri,
do të ndjeni aromën e lavdisë dikur..
mbi tokën tonë..
përqafuar me erërat rrugëve të përgjakura
mbi Çamëri !


E kënga ime do vrapoj gjithmonë në
udhë trimash,
nën vringëllimën e shpatave që
kositën tradhëtin,
ison e saj do e përhap lugjeve me britma oshëtimash :
‘Ngrehuni o të mjerë’si dikur,
me Tafil Buz mustaqezin !


Do e dëgjoni këngën time ku malet
rrinë zgjuar,
ku trimat mblidheshin nën hënën
e vrarë nga gjaku,
ku Tafil Buzi, me nënën e madhe
duke kënduar..
zgjonte djalërin e Labërisë,
të puthnin pragun !


Në ma dëgjofshi këngën të vijë bashkë
me flladin,
duke zbritur nga malet e përgjakura
të Çamërisë,
dëgjojeni, se në gërmat e saj
kam polenin e mallit ..
që kam endur në tokën e dishepujve
të lirisë !


Në ma dëgjofshi këngën lart,
majave nëpër gurra,
a mbi çukat hijerënda të Labërisë
së madhe,
në rugën e Tafil Buzit do gjeni
vallen për burra ,
dhe besën e trimave, lidhur sup më sup
si malet !


Do ta end këngën time trojeve
të gjakut Arbëror,
lidhur si hajmali e ringjalljes kudo
ku lind një trim,
në gryk të Labërisë do ti mbledh
malet kurorë..
t’ju qëndisë mbi krye, kapedan
Mustaqezin !


Në ma dëgjofshi këngën nëpër erëra
e stuhi,
mos pyesni
nga ç’pragë kan ardhur vargjet e saj,
ato janë oshëtim brezash nga koha
me lavdi..
ngjizur që në djep trojeve Shqiptare,
në ç’do skaj !


Vijnë nga thellësia e shekujve me
oshëtima,
kur liria ringjallej n’tehun e shpatës
së mustaqezinjëve,
Atëherë,
kur mbi këto troje lindnin vetëm trima..
që nderin e burrit,
e shkruanin me gjak, shkëmbinjëve !


Në ma dëgjofshi këngën brinjave,
a majave të Labërisë,
si oshëtimë shpatash, që vjen thellë,
nga historia,
atje, në mes gërmash kam endur
polenin e liris,
të bekoj levendët, që do t’lind përsëri ,
Arbëria !
Ejani me këngën time të shuajmë
mallin e lirisë,
të shënjtërojmë historinë që djajt e ndynë
e verbuan ,
amanetin e Tafilit, dhe kapedanëve të Shqipërisë
ta ngremë mbi fundërinat,

që lavdin e Arbrit e shkatëruan !
Tomi Buzi.
Shqiptaria !