Në tregun e shpirtit-Makfire Shala

Në tregun e shpirtit

Lakmia e sotit ka veshë, por s’ka zemer.

E ndien aromën e floririt, por jo erën e bukës që e ndan njeriu me tjetrit.

Sytë ia ka perpir epshi i pasjes, duart i ka lidhur me zinxhirët e

“dua me shumë”.

Sot, njeriu s’e sheh njeriun e sheh mundësine.

Buzëqeshja s’shtë dashuri, por strategji.

Falja s’është paqe, por kalkulim.

Edhe Zoti shpesh mbetet veç fjalë në gojën e atij që s’e ndjen më.

E çfarë bote ndërtojme, kur çdo zemër matet me para?

Kur e mira bëhet e marrë, e e ndershmja qesharakë?

Kur fëmijët rriten me ëndrra plastike

e gratë heshtin për t’u dukë të

“forta”

Lakmia e sotit është si gjarpër me lekurë diamanti,

të josh me dritë e të kafshon shpirtin.

Ajo i blen gjithçka, veç paqen jo.

E kur njeriu e humb paqen, as pasuria, as pushteti, as duartrokitjet s’e shpëtojnë më.

Prandaj unë zgjedh të jem ndryshe.

Të jem e pasur me dashni, e jo me gurë.

Të flas me shpirt, jo me maskë.

Sepse fuqia e vërtetë s’është me pasë gjithçka-

është me mos u shit kurrë.

Me respekt e dashuri,

©️Makfire Shala

Stadt Luzern