
Shoqata e krijuesve” Let – Art”, Delvinë , në bashkëpunim me shoqatën “Jonian”,Sarandë ,në mesditën e datës 25 Tetor 2025, organizuan në lokalin “Bistrica”të qytetit të Delvinës, promovimin e librit” Antologji”me autorë proze Delvinjot.
Në këtë libër siç thotë Panajot Zoto , gjën frymën e bashkisë së krijuesve, ku çdo zë ka individualitetin e vet, nxehtësinë e shpirtit krijues dhe dritën e përbashkët që e duan jetën dhe përmes artit të shkruar. Panajoti ka ditur të përmbledh e të përzgjedhë,në këtë libër me prozë të shkurtër nga një numër i konsiderueshëm autorësh, të trevës e të qytetit të Delvinës. Secili është paraqitur me dinjitet dhe vlerë. Për çdo krijim mund të japësh vlerësim pozitiv, për problematikën ,temat e trajtuara, për aktualitetin,stilin, veçoritë dalluese të gjithësecilit, në përdorimin e figurave letrare – artistike ,në formatimin e çdo skice apo tregimi. Çdo autor ka merita të veçanta në krijimin e prozës së tij të shkruar,gjë që duhet inkurajuar për ç’ka ka çfaqur e pasqyruar , në krijimin e tij, gjë që është treguar mësëmiri në këtë botim të veçant të çdo krijuesi Delvinjot, që na gëzon dhe na entuziazmon edhe ne lexuesve, njësoj si Ata.
Pa dashur e pa mundur dot të analizojmë e të japim mendime, për çdo antar e për çdonjerin prej tyre, po ndalemi tek disa prej autorëve. Gjergj Muça,me esen e tij” Kafeneja e Delvinës”, na forcon mendimin se kemi të bëjmë me një krijues të ri të talentuar, që rrezaton dritë e bukuri me krijimin e tij në prozë. Në ese ai jep një panoramë,një pasqyrë ndriçimi të qytetit e të njerëzve të Delvinës ku thotë se Delvina është më shumë se një qytet. Është një kujtim ,një premtim, një pjesë e shpirtit që nuk shuhet kurrë nga kujtesa. Në këtë qytet dëgjohen zërat e gjithë krahinës.Dhe nëse largohesh, të ngelet një pjesë e shpirtit.Sa herë hedh shikimin, të çfaqet si hije reminshence,ato që dikur shndrisnin si fenerë.
Prozatori i kujton me nostalgji e mall ato kohë të hershme të rinisë së tij kur thotë: ” T’i ,moj Delvinë që në shekuj, ishe si një lule zambaku , tani i ngjan një poezie të grisur nga dora e një poeti që se pëlqen më “!…. Delvinë, moj e bukura Delvinë, Kush t’a prrishi bukurinë, thonë vargjet e një kënge që këndohet jo vetëm nga Delvinjotët ,por ankand vëndit ,Shqipërisë. Megjithatë ,Delvina po ringrihet, po ndryshon për mirë.Këtë e thotë dhe krijuesi i ri Gjergji Muço, kur shprehet me fjalë optimiste. ” E dua Delvinën edhe për netët dhe ditët me qetësi e freski.Edhe për klimën,me të gjitha ngjyrimet e saj, se më sjell afër pamjet e malit të Sopotit ,të fshatrave të Rrëzomës ,të Vurgut dhe qytetit në terësi.E dua edhe për ato xhirot e mbrëmjes ,në qëndër të qytetit ,me miqtë e shokët Delvinjot, të vjetër e të ri.
E dua për ëndrrat e kthyera në shpresë, në dashuri ,që pres t’i përjetojë”! Panajot Zoto , me tregimin e tij ” Shkëmbi i Bendos”, ka dash të përjetësojë një ngjyrim të një tregimi,atë që është thënë në kufirin e gojëdhënës,legjendës, që është në memorjen e çdo Delvinjoti. Panajoti me këtë tregim, duke nxjerr në pah ndodhi dhe episode të reja, ka zgjeruar, ka ndriçuar më shumë legjendën e ” Shkëmbit të Bendos”. E ka bërë për çdo lexues më konkrete,më të besueshme. Çdo lexuesi i ngelet në mëndje, në kujtesë fjalët e Bendos, në vëndin ku ngrihet e lartësohet ky shkëmb ,që për vendin ishte i shenjtë. Në atë vënd ku e shikonte dhe e dëgjonte Zoti ,kur thotë:” O, Zot, mos e lësho mërinë tënde mbi njeriun që të përgjërohet! O perëndi!
Ktheje këtë shkëmb në strehën e të munduar e dhe falu atyre gjithë dashuritë e tua,gjithë nevojtarëve si unë. Këto fjalë të Bendos i japin kuptimin e duhur e të domosdoshëm , kësaj legjende e këtij tregimi, që aq mirë e ka përshkruar e detajuar krijuesi dhe prozatori i shquar Panajot Zoto. Nga prozatori i njohur Thoma Steriopollo, po japim ca mendime për tregimin,” Në kërkim të një makine shkrimi”,Është një tregim interesant, që tërheq vëmëndjen e krijuesve, i shkruar nga autori me ndjeshmëri të lartë artistike,ku autori me këtë tregim jep vështërsitë dhe peripecitë e veta, në fillimet e tij,për të shkruar e krijuar si duhet.Flet për atë kohë kur s’ kishte makina shkrimi , kompjutera,mjetet e shkrimit sic ka sot. Ato ishin të pamundura sidomos për të rinjtë.Për autorin një makinë shkrimi ishte e domosdoshme.Ishte një ëndërr “në sirtar”. Kërkesa dhe dëshira për t’a gjetur këtë ‘ makinë ,ju kthye në ankth.
Por një ditë të bukur, i erdhi fati në dorë, duke e siguruar atë rastësishtë e papritur. Me atë makinë shkroi me vite. Sot atë makinë e ka në ” sirtar” dhe e ruan si relike ,me shumë vlerë. Me të Thomai shkroi libra ,vepra krijuese,u bë shkrimtar me emër dhe u radhitë në plejadën e madhe të shkrimtarëve të njohur Delvinjot, Sarandiot , mbrenda e jashtë vëndit. Për pjesë të romanit ” Ankthi i një gruaje” të shkrimtarit e romancierit ,Xhevdet Ahmeti, lexuesit dhe dashamirësit i mirënjohën tij , nëpërmjet shkrim- mesazhit të dërguar nga shkrimtari Sarandiot Hekuran Halili , i cili me analizën dhe mendimet e dhëna tregon për cilësinë dhe vlerën e çmuar të këtij krijimi. Vlera e këtij krijimi qëndron dhe në faktin se mbrenda veprës ,ka ngjarje e ndodhi mbresëlënëse, që janë treguar rrjedhshëm e bukur prej autorit . Në përgjithësi pena e këtij krijuesi pëlqehet nga lexuesat! Në to flet shpirti i krijuesit ,i shkrimtarit.
Eksplorohet bota ,mendimi letrar,eksperienca dhe stili i veçant i autorit. Xhevdet Ahmeti me tregimet ,romanet e shkruara dhe të botuara, është shkrimtar i konsoliduar, i afirmuar,i përshtatur me kohën e shkuar dhe të ardhmen. Me veprat e tij të botuara ka fituar personalitet krijues.Ai e njeh artin e krijimit, artin e të shkruarit ,sidomos në prozë. Ai shkruan për përjetime, mbresa e ndodhi të njohura ,që i ka mbajtur mbrenda vetes, i ka ushqyer me mendimet e veta,pastaj kur e ka parë se kanë vlerë i ka shkruar dhe botuar . Xhevdet Ahmeti, është një krijues Delvinjot me emër, që është përkushtuar artit e letërsisë së shkruar dhe mbi të gjitha guxon të botojë. Krijimtaria e tij pasuron më shumë artin e të shkruarit ,veçanrishtë prozën Shqiptare.