Në shenjë përkujtimi të personalitetit të shquar të poetikës shqiptare, një poezi dedikuar poetit, Ali Podrimja, në përvjetorin e 13-të, të amshimit të tij.

*
NETVE SYGDHIRË
(Ali Podrimjes)
*
Përgjatë gjithë natës jam sygdhirë
Gjykimi i juaj për mua miq të mi?
Kujdes që mos t’i humbni ëndrrat!
Sepse ata as nuk do t’ju kthehen më
Dhimbja e madhe ta sjellë qarjen pa zë.
Sikurse dhe dielli që shkëlqen
Në njërën nga ditët e ardhshme
Edhe shikimi të ndalet mbi Senë
I menjëhershëm ësht’, si kurrë më parë
Zhgënjimi për një ditë të mbarë.
Ti mbetesh pa shpirtin tënd të ngrohtë
Aty, në qytetin e Parisit bën ftohtë
Avenyve të tij në kërkim të pashpres’
Atë që e humbe natën para kohe
Ai nuk do të kthehet më në tëndin mes.
© Kasam Shaqirvela