Nga cikli: “Ftesë haiku-4”-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: “FTESË HAIKU-4”

* * *

Mburret gënjeshtra:

“- Sa pa turp e vërteta!

Na del lakuriq!”

* * *

E hapa zemrën…

Për hyrje-daljet në TË,

Duhet doganë?

* * *

Gatova për ty.

Gjellët s’m’i pe as me sy…

Zemër!Bli një dryn!

* * *

Vendim në varrim:

“Dekoratë e lartë!”…

Shën Pjetri,ç’thotë?

2 nëntor 2025

Ora 14:37