Dr. Selman Meziu


Shpella Zgjorgj gjeografi, gjeologji, histori –
Hyrje
Shpella Zgjorgj është një gjeomonument në verilindje të Arapit të poshtëm dhe në jugperëndim të fshati Fushë – Muhur në Dibrën e poshtëme. Në vitin 1985 gryka e saj u mbyll nga dherat e gurët e frontit të nxjerrjes së mermerit nën udhën e makinave Fushë – Muhur – Selishtë. Sigurisht duke u hedhur me mijëra metro kub dhè e gur. Si rezultat ajo ka mbetur e pa zbuluar plotësisht, e pa studiuar nga ana gjeologve, speleologëve, gjeografëve etj. Ne mblodhëm dëshmi të ndryshme për të hedhur rreze drite njohje në disa fushëpamje kur ajo ishte e hapur, por larg vemendjes të mësipërmve.
Kjo për të krijuar një përfytyrim të qartë se çfarë fshihet nën atë shkamb gjigand. Po brenda, cilat janë përmasat, format e saja, formacionet gjeologjike dhe gjetjet arkeologjike me randësi historike.
Duke zbuluar të fshehtat e saja brenda këtij ’’burgu,, bëjmë të ditur vlerat e randësishme, gjeologjike, historike, peliologjike, estetike. Të gjitha këto arrihen kur të hapet grykë hyrja. Vetëm kështu ajo kthehet në një gjeomonument i gjallë, i vizitueshëm nga kushdo shetitës vendas apo i kombësive të tjera. Kujdes! Duhet të mbrohet vazhdimisht nga shkatërruesit e saj.
1- Rëndësia e studimeve hidrogjeofizike
Qëllimi i së cilës është për të njohur shkencërisht gjithëçka të fshehur brenda kësaj shpelle grykëmbyllur si dhurata më e mrekuellueshme e natyrës. Si dhe për të njohur sa ma mirë, dobitë e saja shoqërore, ekonomike etj. për krahinën e Muhurit dhe ma gjërë.
- Nevoja e njohes të të gjitha dukurive fizike, kimike që kanë ndodhur në hapsirat boshe të kësaj shpelle.
Dhe ja disa pyetje që lindin. Si është formuar kjo shpellë ? Janë dukuri gjeologjike të lëvizjeve tektonike të shkëmbinjëve, apo dukuri fiziko – kimike në harkun e miliona vjetëve që kanë vepruar mbi masivin shkëmbor të mermerit të kuq?
- Studimi i dukurive morfologjike që kanë ndodhur në mijera vjeçarët.
Nuk kemi arritur t’a shikojm me sytë tonë format e ndryshme të tavanit, dyshemesë etj. Gjithashtu nuk kemi gjetur ndonjë shkrim përshkrues të hapsirave të brendshme të saj ose studim të mirëfilltë shkencor mbi morfologjinë, pra format e ndryshme, dhe përmasat e saja.
Ne kemi zgjedhur ta krijojme atë nëpërmjet disa intervistave marrun nga banorët e moshuar të krahinës së Muhurit. Dhe ja:
‘’Shpella me tavan të rrumbullaket.,, (Intervistë H. Krrashi. 7.08.2008) Kuptojm që tavani i saj ose pjesa e sipërme është e harkuar, pra në formë çemeri. Karakteristikë kjo e shpellave horizontale.
Eshtë mjaft kureshtëndjellëse të vemë në dukje se degëzimet anësore të shpellës, janë të bëra nga dora e njeriut. Gjë e cila është për të qenë një objekt studimi mjaft i veçantë dhe një prurje e re në formimin e shpellave, qoftë edhe atyre anësore. Sigurisht këtë do ta vendosin speleologët dhe gjeologët. Ja po japim mendimet e tyre: ‘’Në ansore ka shpella të vogla të bëra me duar.,, (Interviste H. Krrashi. 7.08.2008) dhe tjetra ‘’Me elemente gdhendje brenda…,,(Intervistë Mexhit Visha 13.06.2023)
Të ndalemi tani në dy mendime të gjeologut për mermerin e Fushë – Muhurit që njihesh me toponimin ‘’Gjuri i Kuç.,,
‘’Në kuptimin e ngushtë litologjik, mermeret janë shkëmbinj karbonatik si për teksturën homogjene dhe për pamjen kristaline të tyre….,,(L. Hajnaj, Mermerët dhe gurët dekorativ ne vendin tone,, Shk.dhe jeta,, f. 11.N. 1. 1975) Pozicionimi i shkëmbinjëve të mermerit në Minierën e meremrit në Fushë -Muhur po lexojm:
‘’Blloqet e mëdha të mermerit janë të vendosur pa rregull, kundruall njëri tjetrit dhe shkëmbinjëve fqinjë. Kjo tregon se ato kanë origjinë tektonike, gjë që dëshmohet dhe nga shpellat e mëdha tektonike, gravitative natyrore (me dimensione 10x10x15 m.) që takohen në brendësi të masës mermerore.,,(Po aty, L. Hajnaj, f. 12. N. 1. 1975)
Lind pyetja: Sa është gjatësia e shpellës Z’gjorgj nga hyrja deri ku takojm shkëmbinjt e mermreit të cilët nuk na lejojn kalimin e mëtejshëm? Dhe ja disa mendime të vizitorëve:
‘’Ishte një gjë e pafund.,, (Intervistë H. Krrashi. 7.08.2008)
’’Shpella ishte e gjatë rreth 80 metra nga hyrja.,, (Intervistë Inxh. M. Seferi.05.07.2019). ‘’…shum e thelle…,,(Intervistë M. Visha 13.06.2023) Dhe ja një gjatësi tjetër’’‘’Kemi ecur 40 m. dhe ka patur dritë përsëri.,, (Intervistë H. Krrashi. 7.08.2008)
- Tempratura e shkembinjeve, e ajrit e ujrave. Sigurisht ujit e dyshemesë dhe pikat që binin nga tavani krijojn temperatura të freskëta dhe sa ma në thellësi ma të ftohta. Me tej le t’ua lemë studimeve te speleologjisë.
- Si ndodhin levizja e ajrit. Nuk kemi kurrfarë te dhënash, veçse mendimin e një vizitori. Lexojme.
‘’Ne shpellë brenda frynë një erë që nuk e kupton nga vjen.,, ( Intervistë M. Visha, 13.06,2023)
- Cila është përqindja e lagështisë, në kthina e hapsirën kryesore të saj.
Nuk kemi kurrfarë të dhënash, dhe as ndonjë mendim të ndonjë vizitori.
- Tavani i shpellës
Edhe në lidhje me formën e tavanit dhe thyerje të tjera të tij nuk kemi studime. Prandaj do të mbështetemi te të intervistuarit që kanë hyrë në shpellën Z’gjorgj. Dhe ja lexojm:
‘’Shpella ishte me tavan të ç’rregullt. Ishte i drejtë në disa vende. Ka ngushtime për kalim nga njëra pjesë në tjetrën.,, (Intervistë M. Visha,13.06.2023). Nga tavani, ‘’Pikonte ujii pika – pika.,, (Intervistë H. Krrashi. 7.08.2008)
Dhe më tej zbukurimet nga dukuri natyrore të tavanit të shpellës me randësi shume të madhe për studime shkencore të formimit të tyre dhe funksionit peisazhistik zbukurues mrekullues. Lexojm: ‘’Mbi kokat tona pra në pjesën e sipërme kishte stalaktide deri në tre m. të gjata (??), por edhe me madhësi të ndryshme.,, Çuditerisht i intervistuari na jep madhësi të tjera. Lexojm:‘’Kishte heje të varura 30 deri në 40 cm. gjur i kuç.,, (Intervistë Hasan Krrashi. 7.08.2008). Dhe ja një tjetër gjatësi hejesh na jepet nga një tjetër bashkëbisedues: ‘’Stalaktide ishin me 50 cm. gjatësi,, (Intervistë, Nazif Mëziu 11.08.2007)
- Dyshemja, ujrat, përbërja e shtresave
Edhe në këto çështje do të marrim sadopak njohuri nga të intervistuarit para se të mbyllesh gryka e shpellës. Lexojm për t’u njohur:‘’Në dyshemenë e shpellës kishte rrjedhje ujrash të pastra,,(IntervistëM. Visha 13.06.2023) Dhe ma tej një tjetër mendim:‘’Nga anash rridhte uji.,,(Intervistë H. Krrashi. 7.08.2008). Kurse për shtresat i njëjti intervistues shprehet:
‘’Dyshemeja ishte dhe i kuç, i shtypur si me rrul. Vende, vende e rrafsht e përbame nga zhavorr si gjurët e zhurit të lumit Murra.,, (Intervistë H. Krrashi. 7.08.2008)
- Gjetjet arkeologjike të rastësishme.
E gjejm te arsyeshme të japim mendimet e të intervistuarve. Lexojm: ‘’Përsa i përket objektit arkeologjik të sopatës prej guri e kam gjetur në shpellë në vitin1969 gjatë kontrollit nga ana gjeologjike të masivitetin e cilësisë të mermerit, sepse doja që të pregatisja një front të ri prodhimi.,, (Intervistë M. Seferi, 05.07.2019)
Kockat e një gruaje u gjetën në vitin 1952 nga speleologët çek Ndërsa një intervistues na ka thënë se në dysheme ka parë:‘’Kocka njerëzish me forma të ndryshme.,, (Interviste H. Krrashi. 7.08.2008)
- Studimi i hyrjes kryesore kthinave, fundi i tyre, legjendat.
Ka ardhur koha të njihemi me disa karakteristika në pamjen ballore të shpatit, masiveve shkëmbore ku ka qenë grykëhyrja e shpellës Z’gjorgj.
Nën shkambin e stërmadh ‘’mbi grykën e hyrjes të shpellës ka qenë një urth, (hedra helix) që dimër e verë ishte jeshil.,, (Intervistë, N. Mëziu 11.08.2007)
‘’Nën shpellën Z’gjorgj rreth 30-40 m. nën atë kalonte një udhë kamsore e cila arrinte te shtëpia e Nuri Lleshit. (Interviste H. Krrashi 7.08.2008)
Dhe ja historia e mbylljes së hyrjes në shpellë: ‘’ Ajo në atë kohë është mbyllur me urdhër duke i ba një mur gjuri te dera. Gjeologjia punonte në këtë zonë për kërkime mineralesh të ndryshme. Përgjegjës i gjeologjisë ishte Inxh. Gjeol. Vasil Nasi.,, (Intervistë M. Visha 13.06.2023)
Dhe më tej çfarë ndodhi? Dhe ja lexojm:‘’Ndërsa dheu e ka zanë shumë vonë aty nga viti 1985, kur miniera filloj punimet zbuluese të mermerit, poshtë rrugës së makinave Guri i Kuç – Selishtë.,, (Intervistë M. Visha 13. 06. 2023)
Tani të njihemi me një legjendë: ‘’Në atë shpellë kush ka hyrë nuk ka dalë i gjallë, dikush nga të ftohti, të tjerë nga frika. Thonin se ishte e pafund dhe se thellsia e saj shkon deri në shkamejt e kuç të Gjurasit ,, (Intervistë H. Krrashi. 7.08.2008)
Dhe së fundi ja dhe shpendi qe jetonte në errësirë:‘’Edhe lakuriq nate kishte.,, (Intervistë H. Krrashi. 7.08.2008) Zakonisht banor i shpellave. Vallë po tani këto shpend a jetojne pas dyzetë vjetësh?
- Hapja e hyrjes për t’a studiuar e vizituar
Mendime për hapjen, largimin e dherave dhe gurëve nga grykëhyrja e shpellës kanë ‘’buçitur,, prej kohësh. Kjo ka ardhur jo vetëm nga kërshëria, por edhe rëndësia e kryerjes të një studimi të saj. Sigurisht edhe si një objekt natyror për t’u vizituar nga shëtitës të vendit dhe të huaj.
Tanima ky moment ka ardhur. Hapja e udhës për kalimin e makinave për të marre gurë të hedhur nga frontet e ndryshme të zbulimit e prodhimit të meremrit ka krijuar mundësi që me pak investime dhe kohe, të kryhet edhe hapja e ‘’dyerve ,, të saja. Dhe ja edhe për këtë çështje mendimi i njërit prej të intervistuarve: ‘’Me një punë dy ose tre orësh, me një fadromë të vogël ajo hapet. Sigurisht do ishte një mrekulli po të hapej për turizëm.,, (Intervistë M. Visha 13.06.2023)
Si duhet vepruar? Ja disa mendime.
Një përfaqësues i AZM te Bashkisë Pashkopi duhet t’i bëjë një kërkesë e Keshillit të Bashkisë Peshkopi për hapjen e saj. Pasi kjo të aprovohet aty, i duhet bërë një kërkese nga Bashkia e Peshkopisë, Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura Tiranë duke i bërë të ditur infrastrukturën që duhet, lejimin e speleologëve, inxhinierëve gjeolog, arkeologëve, të kryejn studimin e saj. Gjithashtu për këto duhet bërë parashikimi i fondeve për punën e tyre. Pas miratimit nga AZM pranë Ministrisë së Mjedist, mund të fillohet nga puna.
Për vizitorët duhet të lejohen kur të paraqitet një raport i hollsishëm nga ekspeditat e mësipërme për sigurinë e shpellës dhe mjetet e nevojshme të sigurisë dhe ndihmëse që nevojiten.
Kujdes i veçant duhet treguar nga administratori i krahinës së Muhurit, shoqërimi i vizitorëve dhe ruajtja e saj nga dëmtues me dashje si përshembull kërkuesit e thesareve të objekteve brenda saj.