Nga cikli: “Ngjyra dashurie”-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: "NGJYRA DASHURIE"
* * *
Mezi pres të di,
Në do ju duket çudi
Kjo dashuri
pa xhelozi:
"- Besomë, e dashur!
Të dua aq shumë,
Sa, për një tjetër,
po të vuash,
Mos hesht,
Nxito të ma thuash;
Të ndihmoj unë!
Po,po...
Mos më kurse, e dashur!
Për mua ka rëndësi,
Të jesh e lumtur TI!...
Ç'marëzi,
të bëhesh OTELLO,
në DASHURI!"