
“Një copë qielli në xhep”
Në xhep mbaj një copë qielli,
jo si kujtim, por si rebelim të bukur,
si provë se shpirti nuk pranon të tkurret
as kur bota kërkon të të bëjë pluhur.
E shpalos si flamur të heshtur,
kur terri ngjitet pas shpinës sime.
Drita që del prej tij më mëson
se njeriu thyhet vetëm kur pohon “rreze”errësire.
Kur më vendosin kufij, unë qesh.
S’i druhem mureve që ngre bota mbas shpine si gjetje,
se një copë qielli mjafton t’i çajë
të gjitha burgjet që ligësia i ndërton te perjetshme.
Dhe në mbrëmje, kur lodhja më rëndon,
e ngjis fort pranë zemrës si armë të saj,
Sepse kush mban qiellin në xhep,
ecën mbi tokë, por nuk i përket kurrë asaj.
Migel Flor
18.11.2025