Shqiponja Pazaj Veshaj

Pakthim,,,,!
Të pash tek humbje udhës sate , në një pakthim enigma-plotë,
Gjëmime shpirtin e përshkruan , stuhi që s’mund ti shuaj dot,
zemra nëpër hone mbetur s’di se ç’rrugë të të hap,
Ti rrugon brenda një loti,,,,qě pa me pyetur kthet prap!
Zgjata duart që ta ndal pezmin që të ngriti pesh,
T’mos shpërthenin brenda teje uragan edhe rrebesh,
Gjate kësaj udhe të paudhë tek pushon përfund nje reje,
Fryma jote përmbi buzë vetëtimthi vjen drejt meje!
A mos deshe t’ikje tutje nëpër shkrepa ,gërxhe, maja,
Valle te ikësh mes furtunës kënd e fund me akullnaja?!
Posht k’tij qielli zymtak të një bote të pa-anë ,
Të tregosh marrëzin e ëndrrës teksa zgjohesh tek një Zanë?!
Porsi Muji i plagosur nën një lis me gjethe t’rëna,
Ti kërkon të thyesh fatin por të ndjek mbi supe hëna,
Nëpër gjurmët e një nate të një rruge të pakthim,
Gjete shpres për plagët’tua në ndjesin e mallit tim!
Shqiponja Pazaj Veshaj!