Një lutje! Çerazela Kondi

Çerazela Kondi

Një lutje!

Një lutje,çdo ditë,çdo natë

e njëjta gjithmonë.

Të të shoh të buzëqeshësh

dhe shkaku,të jem unë.

Lutje!

Të të dua,për sa meriton.

Sepse dashuria,i dashur

nuk fshihet,nuk ngopet,

nuk humbet,kur është e vërtetë.

Nuk do ndaloj kurrë…

të të admiroj!

Nuk do të ndaloj kurrë…

të të shikoj!

Nuk do ndaloj kurrë…

të të bëj krenar!

Nuk do ndaloj kurrë

të të provokoj.

Nuk do ndaloj kurrë…

të digjem në flakën tënde!

Nuk do të ndaloj sepse…;

Të dua!!

Çerazela Kondi,7 Dhjetor,2025,Athinë!!