Një nënë e vrarë kur kishte fëmijën pranë,
Si dielli kur shuhet mbi një det me dallgë,
Gjoksi i saj ende mbante erë qumështi e pranë…
Dhe plumbi i zi i preu këngën në valë…
Gjoksi i saj ende mbante erë qumështi e pranë…
Dhe plumbi i zi i preu këngën në valë…
Fëmija e pa…dhe bota iu thye në sy,
Qielli u bë gur mbi supet… supet e tij të njoma,
“Ngrihu o nënë!”- i thirri me zë pa frymë
Po heshti dhe era,dhe heshti akoma…
Dora e saj ngeli mbi flokët e djalit,
Si gjethe që s’do t’a lërë trungun kurrë,
Edhe e vrarë e mbronte nga krisma e malit, forcë burri,
Me trupin e saj si një portë prej guri!
O botë e marrè që nënat i vret në prag,
Ç’fitore kërkon mbi gjirin që rrit jetën?
Nga gjaku i saj do. të mbijè një flamur i lag,
Dhe fëmija një ditë do.ta.thërras të vërtetën…
Se nënat nuk vdesin kur bien përdhe,
Ato bëhen dritë në. sytë e fëmijëve të tyre,
Dhe plumbi që mendoi se e la botën pa nënë,
Veç sa e bèri dhimbjen më të madhe se... yjet në pyje.
