S’postova vargje për 8 Mars!
Një tjetër 8 Mars pa ty nëna ime e mirë,
S'postova urime si ç'do herë të shkuar,
Mijëra nëna, gra, e bija, do kisha dëshir..
T'ju falja një mimoz, me urim
zbukuruar !
Por ja që duart e mëndja s’më punuan,
Dëshira kishte mbetur në penën e that,
S’më erdhi turp kur dy lot më tradhëtuan..
E më kthyen pasë,
në të shkuarën e gjatë !..
Për hallet që kalove me dhimbjen brenda,
Buzëqeshjen që e ruaje ç’do ditë për ne,
Për duart që punonin mëngjes e mbrëmje
..Për lotin që e fshihje, si ylli nën re !
Këmbët mavijosur në çizmet e grisura
Zërin që dridhej kur vinte dreka e darka,
Misërniken e mykur me fije të ngjizura ..
Ndarë si kuti ‘shkrepseje’, në racione të pakta !
Vite që shkonin pa 8 Marsin me vete ,
Mimozat që nuk i njohe kurrë nëna ime,
Mbetur e vetmuar me një mal me derte..
Duke mbledhur në sofër veç lot e thërime !
Ne heshtnim para teje, për vuajtjet e tua,
Të shihnim tek vrapoje për buk e ujë ,
Na kujtohej babai që merte tallash ‘hua’ ..
Të mbushte mangallin pa zhurm e bujë !
Iku shpejt nga Ti, nga ne, ende të paritur,
Mbetëm jetim, mbështjell me kurmit tënd,
Tani as dielli s’po na ngrohë më, të rritur ,
Hallakatur si beduin, e shpërndar anë e kënd !
8 Mars-i pa Ty erdhi mjegulluar, pa dritë
Ti s’ishe të më thoshe: Dil me gruan bir !
Unë, s’erdha dotë tek ti NËNË, këtë vit..
Të sillja një tuf lule, mbi pllakën e ‘ngrirë’ !
Kështu do jen gjithmonë 8 Mars-et,
pa Ty,
Por un do të shkruaj për të gjitha
nënat ,
Në mes tyre patjetër do të jesh
edhe Ti ..
Në ç'do 8 Mars, deri sa të më pushoj
Zëmra !
Tomi Buzi.
Shqipëri !
