Arjana Fetahu Gaba

Një vjeshtë e vogël brënda meje
Më duket jam brenda një stuhije,
Dhe erë më erë më përplas
Një vjeshtë e vogël brënda meje,
Një mot që do të ulërasë.
Unë eci asfaltit jo me nxitim,
Dhe një shpërfillje për ç’kam përreth,
Një vjeshtë e vogël brënda meje,
Që shpirtin paq se ç’ma rrënqeth.
Deti i qetë sa gjërë e gjatë,
Dhe dielli ngroh siç bën gjithmonë,
Një vjeshtë e vogël brenda meje,
Një mall që ndjenjat ngatërron.
Dhe plot gjurmë nëpër rërë,
Si vizatime të një fëmije,
Një vjeshtë e vogël brënda meje,
Dhe ca kujtime fije fije.
Ndërkohë mendime me buçasin,
Në këtë stuhi që nuk mbaron,
Një vjeshtë e vogël brënda meje,
Dhe një pranverë që po vonon.