Alfred Koçi

Njëherë çdo njeri
Vetminë do njohë në vite
Trishtushëm njeh pleqërinë
Në brymë të ftohtë
Stalaktike
Ato të ëmblat dashuritë
Reshtin të njohin më çastet
Harron dhe njeriu
Njerinë
Harron të harruarrit
I harruarr kthehet një ves
Numuron pllakat peripatot
Një çast i duket vetja
Mbret
Aha sa dhimbja pushton
Të gjitha një shqisë e jotja
Afrohet me trill vetmia
Aty e qeshur mortja
Tërkuzë dhe dill