Odense Danimarka-Nga Zamira Agalliu

Odense Danimarka

(Lejohen fotot)

Një vizitë nē muzeun e Hans Christian Andersen, i cili ndodhet në qytetin ku Ai lindi, në Odense Danimarka.

Ky muze modern është konceptuar si një udhetim artistik brenda botës sē përrallave të Tij.

Arkitektura bashkon element modern dhe historik, duke krijuar njē udhetim vizual dhe emocional.

Harta e udhetimeve, dritaret dhe ilustrimet origjinale ofrojnë një pasqyrë të pasur tē kintributit tē Andersenit në letērsinë Botërore.

Ky muze ofron një eksperiencë që shkon pērtej ekspozimit klasik duke ftuar c’do vizitor të hyjë në universin magjik të pērrallave të Tij.

Pērshkova disa hapsira tematike si:

Shtepia e lindjes

Një shtëpi e vogēl e shekullit XIX ku Andersen kaloi vitet e para tē jetës sē Tij.

Aty ruhen objekte familjare, mobilje të kohēs dhe dokumente historike.

Dorēshkrime dhe letra origjinale

Aty ekspozohen dorēshkrime tē pērrallave të famshme, letra personale dhe ilustrime të hershme tē librave të tij.

Galeria e pērrallave

Një hapsirë shumë kreative ku pērrallat shfaqen me dritë, muzikë dhe instalacione artistike.

Hyra simbolikisht në botēn e historive si:

” Sirena e vogël”

” Rroba tē reja tē Perandorit”

“Rosa e shëmtuar”

“Ushtari prej kallaji” .

Jeta dhe udhētimet e Andersenit

Nē muze paraqiten hartat e udhetimeve tē Tij në Evropë, ditare dhe fotografi të kohēs.

Muzeu është rindērtuar kohēt e fundit me një arkitekturë shumë moderne dhe poetike:

Kopēshte me skulptura

Korridore qē simbolizojnë udhëtimin e imagjinatēs

Hapsira që bashkojnë natyrën me artin.

Ishte një pērjetim artistik dhe emocional.

Shpesh u ndjeva sikur eca brenda një përralle!

Hans Christian Andersen (1805–1875) është një nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë

botërore për fëmijë dhe një figurë qendrore e kulturës daneze.

I lindur në qytetin Odense të

Danimarkës, ai u rrit në kushte modeste, por talenti i tij letrar dhe imagjinata e pasur e çuan drejt një

krijimtarie që do të ndikonte në letërsinë evropiane dhe botërore.

Andersen u bë i njohur sidomos për përrallat e tij letrare, të cilat ndryshonin nga tradita e përrallave

popullore.

Ai nuk u kufizua vetëm në mbledhjen e tregimeve folklorike, por krijoi rrëfime origjinale,

ku bashkohen fantazia, ndjeshmëria poetike dhe një vëzhgim i thellë i shpirtit njerëzor. Përralla si:

“Vajza e vogël me shkrepse”,

“Rosaku i shëmtuar”,

“Rrobat e reja të perandorit” dhe

“Sirena e vogël”, janë bërë pjesë e trashëgimisë universale të letërsisë.

Në planin estetik, krijimtaria e Andersenit karakterizohet nga një stil i thjeshtë, por shumë ekspresiv,

ku gjuha narrative ruan ritmin e tregimit oral, ndërsa simbolika dhe metafora krijojnë një dimension

poetik.

Shpesh personazhet e tij janë të brishtë, të margjinalizuar ose të keqkuptuar nga shoqëria,

çka e bën veprën e tij të mbajë një dimension etik dhe humanist.

Përrallat e Andersenit nuk janë vetëm rrëfime për fëmijë; ato përmbajnë edhe reflektime mbi

vetminë, dashurinë, sakrificën dhe aspiratën për bukuri dhe mirësi.

Kjo dyfishësi – thjeshtësia e

rrëfimit dhe thellësia e mesazhit – është një nga arsyet pse veprat e tij lexohen nga breza të

ndryshëm dhe vazhdojnë të përkthehen në dhjetëra gjuhë të botës.

Sot, Hans Christian Andersen konsiderohet një nga themeluesit e përrallës moderne letrare.

Ndikimi i tij është i dukshëm në letërsinë për fëmijë, në teatër, në film dhe në kulturën popullore.

Figura e tij mbetet simbol i fuqisë së imagjinatës dhe i besimit se edhe tregimet më të thjeshta

mund të përcjellin të vërteta të thella për jetën dhe njeriun.

Nga Zamira Agalliu