
Oksigjeni prindëror
Kalvar jeta ndër shtigje,
që stërzgjaten kokolepsjesh,
enigma pa përgjigje,
të frikshme shakave jetësojnë,
gjetjes së përgjigjes,
i domosdoshëm oksigjeni prindëror.
Katrahurës mbytëse,
që prej langonjve të çartisur,
përtej imagjinatës rebelon,
si puhizë e dritësuar,
që kurrë s’shteron,
i pranishëm oksigjeni prindëror.
Edhe kur kopshteve të parajsës,
të shtrenjtët tanë pushojnë,
kujtimeve të paharruar,
në zvenitje të peripecive,
frymon oksigjeni prindëror.
Cikleve të jetës, kur marrëzitë,
zemrën haviten të copëtojnë,
ndriçim i përjetësuar,
për rrugët e duhura,
që ngërçet të zhavarriten,
bekimtar oksigjeni prindëror.
26.02.2026