
Për dy gisht fytyrë!
“Ecë me këmbë në tokë ” më thoshte gjithmonë nëna.
Për dy gisht fytyrë rron o njeri.
Ndër breza e kohëra qëndron e thëna.
Nën lëkurë të vlon blozë .jashtë fakllon shëmti.
Thojshin moti të parët ” U marrofsh ditë pleqnisë”
Të të koriten thinjat e rrudhat mbi ballë.
Të pështyftë koha e ftyra prej korisë.
Ditët e vitet krenarisë i bëre përrallë.
Një jetë lufto njeriu për të ruajtë “dy gisht fytyrë”
Ha vdekjen me dhëmbë ruaje çdo mënyrë.
Jeta dhe koha të përballë gjythqysh.
Pa qare e sepeb kurrë mos ban yrysh.
Luhet si luhet vallja gjejë shteg e dil.
Për ushkurë të kalbur kurrê mos u lidh.
Opengat të marrisë gjithmonë këmbët të vrasin.
Të shtijnë në baltë e pastaj dalin pllasin.
Ruaju o isan pa të marrë koka erë.
Të qepin samarin e të vënë baltë në derë.
Bota e ligësisë klanin bukur ta thurin.
Ta ngecin n’shpinë me ojnë e në zjarrë të hudhin.
Tregou finok s.pashë s.dëgjova.
Ntë thojnë i paqanë me të urë pranua.
Kufi e cakun mos lejo të ta tregojnë .
Në hirin që të djegë dinastisht të përcëllojnë.
Shkroi!
Miranda Troci Derti!
Reç Dibër!