Për të mos harruar veten…
Nuk janë vetëm luftrat që na vrasin
Janë fjalët që hidhen pa menduar si gurë
Rëndojnë më shumë se plumbat
Nga urrejtja, rriten si hije në mur…
Nga zemrat që mësohen të mos ndjejnë më…aspak Derisa bëhet tokë e thatë
Me një dorë që nuk zgjatet…me një botë që sheh
Zgjedh të mos shohësh!
Si një plagë që nuk pranon të mbyllet…pa.zë,
Si errësirë në mushkëri
Si uri në sy të një fëmije
Që mëson të mos kërkoj më!
Dhe një ditë bëhet krismë…mbi kodra të djegura,ëndrra të lëna përgjysëm,
mbi emra që askush nuk i thërret më- mbetën,
Por vrasja kishte filluar më herët… kur heshtën, kthyen kokën e thanë:
Nuk është puna
ime’-si në ëndërr!
Dhe tani numërojnë të vdekurit si numër…jo si njerëz!
Bota vazhdon me duar të pastërta
Dhe me ndërgjegje të përgjakur, pa frymë të.lë,
me sytë të ftohtë si dimër
Me indiferentizëm që ngrin. frymën
Në mungesë të dashurisë që therr pa’ zë…!
Dhe kjo më trémb më shumë, ‘Errësira që kërkon dritë’
Dhe nëse nuk ndalemi…do të mbetemi gjallë-por pa shpirt
Ne nuk shkruajmë për fitore…për të mos harruar veten!
Autore Diana Mehmeti