Pjesë të shpirtit tim-Nga Ferit Toma

PJESË TË SHPIRTIT TIM
Nga Ferit Toma
Tetë libra – tetë dritare në jetë,
tetë zëra shpirti që flasin me dritë,
nga fjala e thjeshtë te mendimi i qetë,
u bë udhëtime që s’harrohen kurrë në pritë.
Në poezi hodha mall e dashuri,
Atdheu m’u bë nënë, fjala u bë flamur,
në sytë e fëmijëve pashë të ardhmi,
shpresa më foli me zë të pastër e të durur.


Monografia ruan rrënjë e histori,
fis e vendlindje, gur e kujtim,
proza rrëfen plagë, por edhe dritë lirie,
novela rreh zemrën me çast e me drithërim.


Nxënësit si zogj i pashë në fluturim,
mësimi – amanet, shkolla – tempull i shenjtë,
çdo faqe është frymë, çdo rresht është betim,
se fjala e mirë jeton përtej një jete të thjeshtë.
Këto botime s’janë letër e bojë,
por gjurmë shpirti në kohë të gdhendura qetë,
janë pjesë nga unë, janë zë që s’ndalon kurrë,

PJESË TË SHPIRTIT TIM – trashëgimi në jetë.