
POET
Poet nuk është vetëm ai që përmend Zeusin, Poseidonin apo Dionisin.
Nuk është ai që fshehet pas Antikës për t’u dukur i thellë.
Poet është ai që flet kur të tjerët heshtin.
Ai që e nxjerr zemrën në letër pa frikë.
Ai që e pranon dhimbjen, e përqafon plagën dhe e kthen në dritë.
Ne kemi poetë shqiptarë që nuk kanë pasur nevojë për perëndi të lashta,sepse fjala e tyre ka buruar nga shpirti – nga toka, nga gjaku, nga malli, nga qëndresa.
Poet është ai që ka jetuar.
Ai që ka rënë dhe është ngritur.
Ai që nuk shkruan për madhështi të huaja,por për betejat e veta.
Poeti lind kur shpirti nuk duron më heshtjen.Kur dhimbja kërkon zë.
Kur përvoja bëhet varg.
Poeti i vërtetë nuk huazon madhështi – ai e krijon atë.
Nuk ka nevojë për rrufe të Zeusit,kur zemra e tij vetë ka kaluar stuhi.
Për mua, poet është ai që shkruan me plagë të shëruara,me ndjenjë të zhveshur,me guxim të pastër.
Të tjerat janë zbukurime.
Shpirti është poezi.