Poeti Fuad Rifka – Përkthyer nga Irma Kurti në dy gjuhë

12 Shkurt 1983


Mosha e tij,
rrudhat e shumta.
Ai s’ka qenë gjithmonë kështu;
pinte verë të kuqe;
një herë e ndjeu veten fajtor,
qau dhe u lut,
derisa Zoti iu shfaq si një dritë plot shkëlqim.

Së fundi ai shkoi në fshat,
pa pemën e lisit të tharë,
gurin e ujit të shenjtë që ishte bërë hi,
barin e priftit,
dhe Allahun pas maleve,
larg, shumë larg,
të padukshëm fare.

FUAD RIFKA, SIRI 1930-2011

Nga: “Rrënojat e Sufit”

Nga projekti “Poetry without borders – “Poezia pa kufij” i Fondacionit Kulturor Ithaca në Spanjë drejtuar nga poeti, përkthyesi dhe botuesi i njohur i poezisë moderne ndërkombëtare Germain Droogenbroodt. Përkthimi në shqip & italisht nga Irma Kurti.