Poezi nga  Anila Toni

Poezi nga   Anila Toni

Sa kushton?

Sa kushton

Një dorë me buzeëeshje?

Sa kushton

Vetem për nje ditë?

Sa kushton

Një natë.pa lot?

Sa kushton

Një ditë pa dhembje?

Më thuaj,

Sa kushton

Një ditë

 Vetem me një grusht gëzimi?

Sa kushtojnë

Ca therrime…ca therrime dashurie

Therrime dashurie ,vetem për një ditë?

Sa kushtojnë të gjitha ndjenjat

Që u gatuan vetem për njerinë?

Marre.

As nuk i lexuat

As nuk i kërkuat

Një logjikë e ftohtë

Të pret mespërmes …

Nuk e lëvduat  kurrë Perendinë

NESE…

Nese mezi presin të vdes

Nese zvarritem e ngrihem si dallgë

Nese mezi presin deshtimin e jetës sime

Nese me përplasin në mijëra copash  thyer

Ngrihem…vetem nga i imi gjak.

Nese,

Pasi të mos jem…

Djajtë,

Djajtë

Do të duan të shkruajnë

Biografinë time

Nuk ka asgjë me te lehtë …

Me të lehtë, asgjë nuk ka

Mësoje

Ka vetem…vetem dy data

Të lindjes dhe të vdekjes …

Te lindjes dhe ….gjumefjetjes

Mes njeres dhe tjetres,

Dije,

Të gjitha ditët

Të veshura

Me fustanin gri të heshtjes

Janë të miat…

Janë të miat …

NË MUNDSH ?

Në mundsh

Me kokë në tryezë të flesh

Dhe,

Le të zemërohet  jasteku

Që nuk e zgjodhi.

As koha, as shpirti per gjumin

Vetem të shohesh…

Ah…ah…te shohësh

Endrra të diellta, të gjelbërta, të blerta

Dhe,

Në mundsh

Në mengjes të zgjohesh

Te shohesh

Pllaka  në dhomën tende

Krejt të gjelbërta

E kur ti nuk do mund …?

Sa ndot…

Në zgjohesh

Dhe të gjesh …të gjesh fjalët

 Fjalët…të vjellëta, të thata, të mykura

Nga jeta…