Poezi nga Mariela Cordero – Përktheu Irma Kurti

Poezi nga Mariela Cordero – Përktheu Irma Kurti

MARIELA CORDERO ka lindur në Valencia, Venezuelë në vitin 1985. Ajo është avokate, poete, shkrimtare, përkthyese dhe artiste vizuale nga Venezuela. Poezitë e saj janë botuar në disa antologji ndërkombëtare. Ajo ka marrë disa çmime: Çmimin e Tretë të Poezisë Alejandra Pizarnik (Argjentinë, 2014); Çmimin e Parë në Konkursin e Poezisë Ibero-Amerikane Euler Granda (Ekuador, 2015); dhe Çmimin e Dytë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar Dygjuhësh Tracceperlameta Edizioni (Itali, 2015). Mariela Cordero ka marrë pjesë në disa konferenca dhe festivale ndërkombëtare letrare. Poezitë e saj janë përkthyer në hindi, çekisht, estonisht, serbisht, uzbekisht, rumanisht, maqedonisht, koreanisht, hebraisht, bengalisht, anglisht, arabisht, kinezisht, rusisht dhe polonisht. Aktualisht ajo është konsulente editoriale në Revistën Symbology të Koresë së Jugut si dhe në revistën e poezisë Poémame (Spanjë). Ajo ka botuar tre përmbledhje poezish.

LUTJE


Le të jemi një lutje
në tempull
përzier me të tjerat
që ngrihen
në tymin e temjanit.
Më shumë se
një ofertë kalimtare
që një luleje i ngjan.
Le të jemi lutja
që në buzë
digjet zjarr.

PRAYER

Let's be a prayer
in the temple
mingled among so many
that rise up
in the smoke of the incense.
More than
a fleeting offering
like a flower,
Let's be the prayer
that burns
in the mouth.