
Doli nga shtypi në italishtë vepra:
“Skenderbeu shqipja që frenoi perandorinë otomane”e dy autorve italian: Aldo Diomedes dhe Claudio Di Giá
Nga: Hysen S. Dizdari
Studjues i Historisë dhe Filatelisë
Tiranë, 22.02.2206
Në muaj shkurt 2026 , u botue në italisht nga shtëpia botuese: italiane“Edizione Pergamena”një vepër e re, me rëndësi historike, për Kombin Shqiptarë me titullë: “Skënderbeu , Shqipja që frenoi Perandorinë Otomane “.
Kjo veper është shkruar nga dy autorë të shquar italian , Aldo Diomedes dhe Claudio Di Giá . Ajo që të bie në sy që në fillim të kësaj vepre është puna e madhe kërkimore e shkencore , e dy autorve nëpër arkivat e biblotekat italiane dhe Europiane, si në Romë , Napoli, Firence , Bari, Venecia, Vien , Berlin , Paris , etjer.
Kjo vepër e tyre është mbeshtetur në burime të sakta arkivore , dekumentare e historike , por edhe në një bibliografi të pasur , me veprat të autrorve shqiptarë dhe autorve të huaj kushtuar Skënderbeut si :
Marin Barleti, Dhimitër Frangu , Gjon Muzaka, Fan Noli , Kristo Frashëri, Giammaria Biemi, Franz Babinger , etjer.
Dy autorët e shquar, Aldo Diomedes dhe Claudio Di Giá , na sjellin para publikut, italian, shqiptarë e Europian , një veper të re, të shkruar me dashuri dhe në mënyrë krijuese, një histori të Heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti , Skënderbeut, ndryshe nga autorët e tjerë italian, e të huaj, duke e parë Skënderbeun jo vetem si Hero i Kombit Shqiptarë , por edhe si Hero të Kombit vëlla italian dhe si Hero të gjitha kombeve të Europës, sepse Skënderbeu me luftën e tij 25 vjeçare , mbrojti nga pushtimi i ushtrisë otamane jo vetën vendin e tij Shqipërinë por edhe edhe vendin fqinjë ,Italinë dhe të gjithë Europen , prandaj Skënderbeu me të dretjtë theksoin dy autorët është Hero i të gjithë kombeve të Europës.
Ja me sa përkushtim , dashamirësi e fisnikëri dy autorët italian, Aldo Diomedes dhe Claudio Di Giá , në hyrjen e librit: “Scanderbeg Shqipja që frenoi Perandorinë Ottomane”, në faqen -3 , ata në forëm “Dedikimi” theksojnë: “Juve o popull Shqiptar që jeni mbartës të emrit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, jo vetëm në librat e historisë, por në gjak dhe në shpirt.
Ju jeni mbrojtësit e flakës së tij. Nuk keni patur nevojë as për këtë libër, as për ndonjë tjetër, për të njohur madhështinë e heroit tuaj. E keni mbajtur në jetë gjatë shumë shekujve heshtjeje, duke murmuritur gjestet e tija në këngët e baballarëve tuaj dhe të gjyshërve tuaj. E keni sjellë me vehte nëpërmjet Adriatikut, duke e bërë zemrën dhe shpirtin e komunitetit tuaj në mërgim. Keni bërë tuajën kurajon e tij, Shqiponjën e tij e bëtë simbol të qëndrueshmërisë suaj të paepur. Juve, që jeni trashëgimtarët e gjallë të tij, ju a dedikoj këtë vepër jo si një leksion, por si një homazh të përulur dhe të thellë të një miku italjan, që duke parë përtej detit tonë të përbashkët, ka parë dritën e një gjiganti, dhe ka mbetur i mrekulluar.
Edhe gjithë atyre që, në Itali e në Shqipëri, e takojnë për herë të parë këtë emër nëpërmjet faqeve të këtij libri.
Ky libër nuk është vetëm një tregim i betejave të kohëve të vjetra. Është një ftesë për një udhëtim për zbulimin e një prej figurave më të jashtëzakonshme që kontinenti i jonë ka prodhuar. Ju uroj që të zbuloni, ashtu siç kam zbuluar unë, që historija e Skënderbeut nuk është vetëm kronikë e një luftëtari, por mishërim i idealeve që nuk njohin kufij si lufta për liri, mbrojtja e shtëpisë së vet, dinjiteti i një populli që refuzon të dorëzohet.
Shpresoj që në përfundim të këtij udhëtimi, do të keni mundësinë që ta dashuroni dhe respektoni atë, jo vetëm si hero i një kombi, por si një simbol universal i gjithë atyre gjërave që shpirti njerzor mund të kryej përballë mundësive të pamundura.
Si italjan e shkrova këtë libër i shtyrë nga ndjenja e detyrës dhe admirimit. Detyrës që të kontribuoj në vendosjen e një heroi kaq madhështor në vëndin që i takon në pantheonin europian.
Admirimin për një njeri që nuk ishte vetëm Babai i Atdheut Shqiptar, por edhe mbrojtës, që në një moment të errët të historisë, mbrojti pikërisht kufirin tonë bregdetar. Historija e tij i përket Shqipërisë, por trashëgimia e tij shpirtërore është pasuri e Europës mbarë.
Urojmë që Shqiponja e tij të fluturojë gjithmonë lart në kujtesën e përbashkët, duke bashkuar brigjet tona me një përqafim e respekt vëllazëror.”
Vepra e dy autorve italian, Aldo Diomedes dhe Claudio Di Giá, e përshkruan të plotë historinë e Skënderbeut , që nga marrja peng në oborrin e sulltanit , çlirimi i Krujës me 28 nëntor 1443, luftën e betejat e tij fitimtare mbi ushtrine otomane, marëdhenjet e tij me Mbretërin e Napolit, Venedikun dhe Papët e Romës.
Në ketë vepër kanë dy autorët kanë, analizue dhe taktike, strategjinë që përdori Skënderbeu ,në arritjen e fitores , në betejat me ushtrinë otomane 10 deri 15 hërë më të madhe, në forca dhe mjetet më moderne të Shek.XV.
Vepra e re e dy autorve italian : “ Shqiponja që ndalojë Prendorinë Otomane.” , përmban 15 kapitujë të cilët shfletojnë të plotë historinë e Skënderbeut si më poshtë:
Kapitulli -1:Shqipëria e princave. Familja Kastrioti dhe sistemi osman i vasalitetit.
Kapitulli -2: Peng ne Edirne .Jeta e Gjergjit të vogël në oborrin e sulltanit.
Kapitulli- 3:Shkëndija e kthimt .Lidhja e pa ndërprerë me atdheun e tij..
Kapitulli -4:Ҫlirimi i Krujës. Rrëfimi pothuajse mitik kthimi i tij.
Kapitulli -5:Përkrenarja e Dragoit. Heqja dorë nga islami dhe kthimi në krishtërim dhe përkrenarja ikonike.
Kapitulli -6 :Lidhja e Lezhës kryevepra dplomatike.
Kapitulli -7:Lufta në male . Një analizë e detajuar e taktikave të tij.
Kapitulli -8:Rrethimi pa fund.Rrethimi epik , tri herë i Krujës.
Kapitulli -9: Përplasje titanësh.
Dueli i tij përsonal me gjeneralët e ushtrisë osmane.
Kapitulli -10:Ndihma nga Roma. Marrë dhënja me Papët.
Kapitulli -11:Miqët dhe armiqët. Mardhënja me Venedikun dhe ndihma e mbretërisë Napolit.
Kapitulli -12:Një Mbretë pa kurorë. Roli i tij si udhëheqës i pa diskutueshëm.
Kapitulli -13:Beteja e fundit. Vdekja e tij nga sëmundja.
Kapitulli -14:Pas Skënderbeut. Rënja e rezistencës dhe eksodi në Itali.
Kapitulli -15:Përse u “harrua “ ai. Një analizë përse figura e tij ra në margjirat e historiografisë europiane.
Përfundim: SHQIPONJA ENDE FLUTURONË !
Populli shqiptarë , në Shqipëri, në Kosovë , në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Itali, e kudo ndodhen në Europë , SHBA, Kanada e Australi, është shumë mirënjohës , për jëtë, dy autorve të shquar Italian të kësaj vepre : ALDO DIOMEDES DHE CLAUDIO DI GIÁ, për punën e tyre të palodhur , kërkimore dhe shkencore , për ta sjellë para publikut, italian, shqiptarë, Europiane e botërorë këtë vepër të shkelqyer , kushtuar Heriot tonë Kombëtarë , Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe kamë shumë shpresë se brenda vitit 2026 këtë vepër do të shohin dritën e botimit edhe në gjuhën e Atdheut të Skënderbeut në gjuhën shqipe dhe do studjohet e vendoset , si burim i rëndësishëm i veprave për Skënderbeun, në të gjitha libraraitë e biblotekat shqiptare.
Fund ,muaj Shkurt ,2026